Psikologji

“Zoti nuk të vendos asnjëherë përpara sfidave, të cilat nuk mundesh t’i përballosh”

Çdokush do të jetë i lumtur në jetë. Të gjithë duam të jetojmë një jetë perfekte, të kemi një punë të mirë, apo një biznes të suksesshëm. Duam të martohemi me personin perfekt, të kemi shoqëri për çdo ngjarje tëmirë apo të keqe të jetës sonë dhe duam të mos kemi asnjë problem.

Çdokush do të jetojë mirë dhe kjo gjë varet nga këndvështrime të ndryshme. Dikush konsideron jetë tëmirë duke konsumuar tri vakte në ditë dhe duke pasur një çati mbi krye. Të tjerë duan të kenë një vilë tëmadhe dhe miliona lekë në bankë. Pra, çdo gjë varet nga këndvështrimi, por cilitdo qoftë ai këndvështrim, të gjithë duan të jetojnë pa stres. Askush nuk do të vuajë në jetë. Mirëpo që kjo të arrihet, duhet tëmundohesh paksa si fillim. Duhet të punosh që të përjetosh ditë të bukura, mirëpo kjo gjë nuk duhet të tëndalë. Ka shumë persona që dorëzohen duke menduar punët që i presin.

Dua të kujtoj këtu fjalinë e parë të një libri që kam lexuar, e cila ishte: “Jeta është e vështirë”. Nëse dikush lexon vetëm këtë fjali, mendon se libri do të jetë depresiv, por ai vazhdonte me fjalinë: “Në momentin qëe kuptojmë se jeta është e vështirë dhe e pranojmë këtë fakt, atëherë jeta nuk vazhdon të jetë më e vështirë”. Në jetë asgjë nuk është e lehtë, vetëm nëse fiton llotarinë. Edhe për të fituar llotarinë, duhet tëblesh një biletë, e cila nuk është falas.

Jeta është e vështirë – shefi yt mundet të mos jetë personi më i mirë në botë. Puna mund të të duket e vështirë. Kolegët mund të të stresojnë. Mundet të mos pëlqejë rroga, klientët mund të mos duken njerëzit më të mirë në botë.

Jeta është e vështirë – fëmijët e tu mund të mos jenë perfektët që ke dashur të jenë. Burri apo gruaja jote mund të mos jenë njësoj si në ditën, kur jeni martuar me ta. As ti vetë nuk je njësoj siç ke qenë më parë. Shtëpia jote mund të mos jetë vendi ideal ku doje të rrije.

Mund të vazhdoj me plot shembuj të tjerë për të treguar se jeta është e vështirë. Je plotësisht i/e justifikuar për gjithçka që ndjen, por duhet ta pranosh faktin se jeta është e vështirë. Sapo ta pranosh, do të ndihesh më mirë për çfarë të ndodh. Do t’i shohësh situatat e jetës tënde si diçka normale. Do të kuptosh se je njeri, se bën gabime si çdokush, se nuk je perfekt. Por mos u ndal me kaq, ti mund të bësh më të mirën tënde.

Ndonjëherë nuk e kemi në dorë se çfarë na ndodh, por është plotësisht në dorën tonë se si përgjigjemi ndaj situatave të ndryshme të jetës sonë. Nëse kemi vështirësi në punë, është momenti t’i sqarojmë ato me kolegët, apo shefat tanë. Nëse kemi vështirësi në familje, është momenti t’i bisedojmë vështirësitë me bashkëshortin/en tonë dhe të bëjmë më të mirën për rritjen e fëmijëve tanë. Nëse kemi probleme nëshoqëri, duhet të diskutojmë me miqtë tanë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.

Ka gjithmonë një zgjidhje për gjithçka. Në momentin e parë, kur diçka të ndodh, duket sikur nuk ka rrugëdalje dhe sikur gjithçka përfundon aty, por duhet të ruajmë qetësinë. Vërtet jeta është e vështirë, por ndonjëherë ne e vështirësojmë më tepër me mendimet tona. Nëse e mendon më thellë çfarë të ka ndodhur, me siguri do ta gjesh një rrugëzgjidhje dhe të bësh përpara në jetë.

Mos u streso. Ti mund t’ia dalësh. Zoti nuk të vendos në sfida, të cilat nuk mundesh t’i përballosh. Tëduken si shumë të mëdha për momentin, por kur t’i kalosh, do ta kuptosh realisht se sa i/e fortë je.

Back to top button