Foto

Djaloshi që donte të kalonte Murin

Fotografi nga momentet më të ulët të njerëzimit

Në 13 gusht 1961, Gjermania ngriti një mur të lartë shoqëruar me tel me gjemba për të ndarë më dysh Berlinin. Fotografia më poshtë është sa e hidhur, aq dhe e “ëmbël”. Ushtari është një rojë nga Lindja, i cili kishte urdhëra striktë të mos lejonte askënd të kalonte Murin. Djali i vogël është një fëmijë i ndarë nga prindërit dhe i dëshpëruar për të kaluar në Perëndim. Duke u zgjatur për të ngritur djalin e vogël dhe për ta cuar atje ku dëshiron të jetë, ushtari po merr një risk të madh – dhe mënyra se si sheh e tregon qartë se është i vetëdijshëm që nuk duhet ta bëjë. Por ushtari, gjithësesi, e ngre djalin dhe e kalon matanë Murit. Fotografia u bë, fëmija u lirua, por ushtari u hoq nga detyra natën tjetër. Askush nuk e di se cfarë ndodhi me të. Ndërkohë që mund të shpresojmë se ndëshkimi ndaj tij nuk ka qenë kaq i rëndë, gjithësesi nuk mund të jemi të sigurtë. Ushtarakë të Gjermanisë Lindore, më vonë kanë lënë fëmijë edhe të vdesin pranë murit, në vend që t’i ndihmonin. /Bota.al

Screen Shot 2015-04-28 at 13.40.54

Leave a Reply

Back to top button