Foto

FOTO – E ardhmja në rrënoja

Saada, Yemen 24 prill 2017: Një shkollë e shkatërruar nga bombardimet në vitin 2015. Që nga marsi i dy viteve më parë, në vend ka pllakosur një luftë civile mes qeverisë filosaudite të Abd Rabbo Mansur Hadi dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani. Konflikti ka shkaktuar të paktën 7.700 të vdekur, ndërsa tre milionë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas Kombeve të Bashkuara, vendi është në prag të një zie buke dhe 17 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore. Luftimet, megjithatë, pengojnë ardhjen e furnizimeve, veçanërisht në Hodeida, një port i rëndësishëm tregtar në Detin e Kuq. Foto nga Gills Klark

Leave a Reply

Back to top button