Foto

Fotografitë që vërtetë ta ndryshojnë jetën

Screen Shot 2015-02-12 at 2.17.54 PM

Thonë se një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Në këtë rast, kanë të drejtë. Një fotografi mund të kapë thelbin e dickaje të fuqishme, më shumë se cdo shkrimtar apo poet. Një fotografi është e thjeshtë; ajo është aty para teje, tërësisht e pafiltruar. Fjalët mund të humbasin në përkthim dhe mund të shkëputen nga konteksti; kuptimi i tyre mund të ngatërrohet apo keqinterpretohet. Fotografitë nuk janë thjeshtë një përzierje ngjyrash mbi letër. Ato mund të ngacmojnë dhe sjellin në të tashmen emocione të rrallë që i kemi brenda nesh, por nuk e dimë.
Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.31 PM
Ka shembuj standartë të rëndësisë së fotografive. Sipas Pew Research Center, një përdorues interneti është 7.4 herë më i prirur të klikojë në një material nëse atij i është bashkëngjitur një fotografi. Ekspertët e markave dhe të marketingut përdorin me kujdes skema ngjyrash dhe fotografi për të na bindur të blejmë produkte të caktuar.
Po përse na tërheqin kaq fort këta elementë pamorë? Si ka mundësi që ushtrojnë kaq shumë ndikim mbi ne?
Psikologët shpjegojnë se fotografitë ndihmojnë për të përcuar katër stimulantë themelorë: pritshmëritë, emocionin, motivimin dhe kulturën. Të katërt këta kanë një rëndësi shumë të mëdha në jetën e përditshme të njeriut.
Nëse vendos fotografinë e një djali dhe të një qeni përpara teje, meje dhe dhjetë të tjerëve, ajo fotografi me siguri do të ketë një domethënie të ndryshme për secilin. Ndoshta njëri prej personave në grup ka humbur qenin kohët e fundit, dikush tjetër ka patur ndoshta një përvojë të keqe me një qen në fëmijërinë e tij. Sido që të jetë, reagimi i gjithësecilit ndaj fotografisë do të jetë i bazuar në përvojat dhe eksperiencat e mëhershme. Në këtë pikë, frerët i merr në duar subjektiviteti dhe ai dikton emocionet që ndiejmë kur na vihet përpara fotografia.
Në këtë kuptim, fotografitë nuk janë thjeshtë një shkrepje e vetme e një momenti unik. Ato sjellin kujtime të mirë e të këqinj. Ato janë katalistë të emocioneve njerëzore. Ato janë lidhje të fuqishme me dicka më të madhe se sa ti dhe janë përfaqësime pamorë të dëshirave dhe frikërave të tua më të thella.
Imagjinoni pak mesazhet e fuqishem qe percojne fotografite: Ideologjitë e pushtetit dhe dashurisë, që bien ndesh mes tyre, tek forcat policore të armatosura rëndë që shohin nga lartë poshtë protestuesit paqësorë. Lumturia e vërtetë që gjendet tek një cift të moshuarish që marrin poza qesharake dhe puthen kur aparati fotografik shkrepet. Shpresa për një botë më të mirë kur sheh fotografinë e 100 mijë murgjve të mbledhur së bashku për t’u lutur. Një kujtesë se gjithcka është e mundur, kur sheh The Beatles që luajnë në një klub pothuajse të boshatisur, përpara se të bëheshin të famshëm. Të gjithë këto pamje nuk kanë nevojë për shpjegime, sepse përmbajtja flet vetë. Ashtu si dhe fotografite e meposhtme… /4days/
Bota.al

Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.36 PM

Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.46 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.41 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.25 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.20 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.14 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.08 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.19.04 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.58 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.53 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.49 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.44 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.38 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.33 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.28 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.24 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.19 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.14 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.05 PM Screen Shot 2015-02-12 at 2.18.00 PM

Leave a Reply

Back to top button