Teknologji

Ilaçi “çudibërës” (!) i Facebookut

Tingëllon i bukur plani i kompanisë për të lidhur të gjithë botën në Internet. Por gjithçka bëhet për paratë
Evgeny Morozov
ilaci facebookNjë herë e një kohë, Silicon Valey ishte i lumtur që të dominonte botën e teknologjisë. Por kohët e fundit, kompanitë e tij më të mëdha janë zhytur në fusha që shkojnë përtej rrethit të tij tradicional, ku më e dukshmja është zhvillimi ndërkombëtar – duke premtuar të transformojnë një fushë që një herë e një kohë dominohej nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtarë, në një park lodrash të përhershëm për hackerë dhe aplikacione.
Të vëresh këtë “humanitarizëm” në veprim, mos shkoni më tej se sa internet.org, një koalicion i Facebookut, Samsungut dhe disa kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, që premton të sjellë internet me kosto të ulët për njerëz në zona të varfëra të botës, përmes smartphone-ve. Kanë organizuar “hackathone të efiçencës”, ky zhvillohen programe që funksionojnë në telefonët më të vjetër, dhe ka bërë lobim që ofruesit e shërbimeve të telefonisë të mos kërkojnë pagesë për përdorimin “esencial” të të dhënave, si programet e motit apo encikolopeditë.
Në krye të nismës internet.org është pronari i Facebook, Mar Zuckenberg. Vizioni i tij është ambicioz: Facebook bleu kohët e funndit një prodhues të vogël avionësh të telekomanduar, me qëllim që një ditë të ofrojë lidhjen në internet nga qielli.
Pavarësisht objektivit për t’u përshëndetur, ka më tepër në axhendën e .org, nga sa të sheh syri, dhe nënteksti nxjerr në pah një problem më të madh, me “zgjidhshmërinë” që ofron gjithmonë Silicon Valley – besimin pra, që industria e teknologjisë mundet dhe të duhet të zgjidhë të gjithë problemet e jetës.
Fillojmë me faktin që, ndërkohë që dicka që quhet “internet.org” mund t’i japë botës në zhvillim akses në të njëjtët materiale që shijohen edhe gjetkë, e bën këtë në kushte shumë të vecantë. Përvec një grushti aplikacionesh të dobishëm, ai ofron vetëm Facebookun, dhe cdo shërbim tjetër që e ka Facebookun si ndërmjetës.
Një aspekt i diskutuar jo dhe aq shumë i strategjisë së internet.org – që është provuar tashmë në Filipine, Paraguaj dhe Tanzani – është modeli “paguaj-teksa-punon” – që i ngarkon përdoruesit me shuma të ndryshme pagesash, për aplikacione të ndryshëm që përdorin. Eshtë një model që mund të joshë anëtarët e koalicionit internet.org, por për ne të tjerët do të na zemëronte, në shumë kontekste të tjerë: Imagjinoni matësin tuaj të ujit, që të jep vetëm disa rebeshe të vegjël uji, por që të kërkon të paguash sikur ke bërë banjë.
Ndërkohë që shumëkush mund ta konsiderojë si të ligë këtë mënyrë të menduari, Silicon Valley mendon se është e virtutshme. Sic e ka thënë Zuckerberg në një ese për internet.org në fillim të këtij viti, një prej objektivave është “t’i tregojë njerëzve përse është gjë racionale dhe e mirë që të shpenzojnë sasinë e kufizuar të parave që kanë, në internet”.
Kur një gazetar tha se internet.org tingëllonte si një ilaç çudibërës (!) Zuckerberg ia ktheu duke thënë se preferonte ta shihte si një “pedanë drejt Internetit” – një pedanë e cila do të kanalizonte një sasi gjithnjë e më të madhe përmbajtjeje përmes Facebookut, duke i dhënë atij një ndikim shumë të madh jo vetëm për mënyrën se si përdoruesit do të kishin akses tek lajmet apo argëtimi, por edhe se si do të merrnin arsimin, kujdesin shëndetësor, shërbimin bankar dhe shërbime të tjerë sociale.
Mendoni rolin e “shërbimeve të identitetit”, ose atë rrjetin e identifikimeve që lëshohet publikisht, e që tradicionalisht ka nënkuptuar gjëra si patenta, numrat e sigurimeve shoqërore, por që pak nga pak ka përfshirë edhe gjëra si llogaria e Facebookut. Në një ese të shkurtër ku parashtron vizionin e internet.org, Zuckerberg thotë se një prej qëllimeve të tij është të ofrojë infrastrukturë krediti dhe identiteti “që është ende duke lindur në shumë vende në zhvillim”. Një shërbim i tillë mund të ndihmojë këta shtete.
Por,  a është Facebooku entiteti më i mirë që mund t’i ofrojë? Me Facebookun si një ofrues kryesor i infrastrukturës së identitetit apo shërbimeve të tjerë, nuk është e qartë se ku mund të ndalen kufijtë e një gjurmimi të tillë – ashtu si edhe ankthi i përdoruesve. Sado fjalime moralizues që të mbajë Zuckerbergu në Silicon Valley, Facebooku dhe aleatët e tij janë kompani në kërkim të fitimit, interesat e të cilave janë në thelb të ndryshme nga ato të qytetarëve të zakonshëm.
Sigurisht, fjala “Internet” tek “internet.org” nuk është një burim natyror që duket dhe kushton njësoj kudo, bazuar të tiparet e tij të qenësishëm. Eshtë rezultat i vendimesh kompleksë dhe kundërthënës të politikave, në lidhje me përdorimin dhe pronësinë e infrastrukturës së komunikimit. Këta vendime merren pas vitesh të tërë lobimi dhe manipulimesh të zgjuar të organeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë përmes operatorëve telefonikë, dhe janë një pasojë e drejtpërdrejtë e reformave të ndryshme të privatizimit dhe liberalizimit në këta vende.
Facebooku, për shkak të interesit të tij afatgjatë në zgjerimin e bazës së reklamave në botën në zhvillim, mund ta bëjë më të aksesueshëm këtë Internet. Por të pranosh ujdinë e tij do të thotë të braktisësh luftën për të krijuar marrëveshje të ndryshme institucionale – si për shembull frenimi i fuqisë së operatorëve telefonikë dhe ofrimi i shërbimeve më të lirë dhe më të barabartë.
As nuk duhet që të pranojmë një axhendë zhvillimi që u jep studentëve asnjë opsion tjetër përvecse të dorëzojnë të dhënat e tyre tek Facebooku, apo të paguajnë për kurse online (Në Ruanda, internet.org po ofron tashmë kësi kursesh – me Facebookun si ndërmjetës). Përgjigja e operatorëve telefonikë – dhe e mbështetur në heshtje nga internet.org – është se thjeshtë nuk ka alternativë tjetër: se tregu e di gjithmonë më të mirën, dhe se vetë ndërlidhja, përtej disa pragjeve që përcaktohen nga Facebooku dhe partnerët e tij, duhet të trajtohet si mall.
Një lëvizje sociale në lindje, që merret me problemet e ndërlidhjes universale dh etë përballueshme – përkundër korporatizmit të Silicon Valleyt – nuk duhet ta marrë si të mirëqenë këtë kusht. As nuk duhet të bien pre e retorikës pseudohumanitare të të drejtave që përqafohet nga kompanitë e teknologjisë. Sa herë që Zuckerbergu thotë se “teknologjia është një e drejtë e njeriut”, sic e ka thënë tek eseja e tij në internet.org, duhet të mendoheni dy herë përpara se të bini dakord. Ka shumë pak gëzim kur siguron hyrje të lirë në një librari boshe, apo kur vjen vërdallë në një bibliotekë dhe je pa as një dyshkë në xhep. Në thelb, këtë ofron internet.org, ndërkohë që ofron premtimin e përmbajtjes, nëse përdoruesit paguajnë, qoftë edhe disa qindraka, për privilegjin e të marrit të këtij premtimi.
Në këtë mënyrë, Facebooku dhe internet.org janë duke ndjekur një rrugë të shkelur shpesh. Sic ka demonstruar Banka Botërore, kur zhvillimi shndërrohet thjeshtë në mjet për të fituar para, humbësit do të jenë gjithmonë njerëzit që janë më poshtë. Kështu, pyetjes së Silicon Valleyt: “A është Interneti një e drejtë e njeriut”, ne duhet ti përgjigjemi: “Cfarë lloj Interneti dhe cfarë lloj aksesi?”/IHT/
* Evgeny Morozov është autor i “Që të shpëtosh gjithcka, kliko këtu: Marrëzia e Solucionizmit Teknologjik”

Leave a Reply

Back to top button