Teknologji

iPhone 6S, risia do jetë tek kamera

6Telefoni i ardhshëm i Apple, iPhone 6S mund të jetë i pajisur me kamerë më të avancuar sesa në pajisjet e mëparshme, raportojnë mediet amerikane. Ueb-faqja “Daring Fireball”, ka pohuar të ketë dëgjuar nga burimet e veta se gjiganti amerikan do të përdorë teknologjinë dual-lens për të prodhuar një kamerë më të mirë se ajo DSLR. Këto spekulime vijnë vetëm pak ditë pasi Sony konfirmoi se telefoni i ardhshëm i kompanisë do të ketë kamerë 21-megapixel të pajisur me sensorin CMOS. Sensori i ri nga Sony mund të jetë kandidat kryesor për të qenë pjesë edhe të iPhonet të ardhshëm, kur dieht se Apple gjithnjë ka përdorur pjesë të kompanive tjera për të prodhuar pajisjet e saj. Telefoni më i ri nga Apple pritet të lansohet kah fundi i vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Back to top button