Teknologji

Këta aplikacione mbrojnë të dhënat e bisedave tuaja nga hakerat

Screen Shot 2015-02-11 at 12.49.53 PMOfruesit e shërbimeve të e-mail-it, mesazheve, chatit apo aplikacioneve të ngjashme pëpiqen të na thonë se jemi duke komunikuar privatisht por kohët e fundit sulme të ndryshme nga hakerat kanë përfunduar me publikimin online të bisedave private të personave apo kompanive të ndryshme.
Kjo do të thotë që aplikacionet që ne përdorim nuk janë gjithmonë aq të sigurta sa mendojmë. Ata që e demostrojnë më së miri këtë gjë janë punonjësit e Sony Picture Entertainment, të dhënat e të cilëve u vodhën masivisht dhe i shkaktuan kompanisë një dëm prej 15 milion dollar.
Por kjo shumë nuk krahasohet aspak me problemet që lindën pas publikimit online të të dhënave dhe bisedave private brenda kompanisë. Nga ato u zbuluan se ekzekutivët e Sony ofendonin në mënyrë raciste presidentin e SHBA-ve.
Ndërkohë që yjet e Hollywood zbuluan se paguheshin më pak dhe kërkuan rishikimin e kontratës me Sony. Edhe pse shumicave e aplikacioneve të shkëmbimit të mesazheve aplikojnë një politikë të tillë që e-mail-et apo mesazhet fshihen automatikisht pas një kohe të caktuar, kopje të bisedave tuaja do të mbeten akoma të ruajtura në ueb apo hardisk. Gjatë kësaj jave, dy aplikacione të reja komunikimi kanë qënë në qendër të vëmendjes.
Bëhet fjalë për Confid dhe Dstrux të ngjashme me Snapchat për nga funksioni, por ndryshe nga ky i fundit ato kanë si qëllim të jenë profesionale në detaje. Confid është një aplikacion i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar falas në telefonët iOS dhe Android.
Për këtë aplikacion u fol shumë gjatë kësaj jave për vet faktin se kjo kompani lançoi disa rregulla të reja që ndalojnë përdoruesin të bëjnë ruajë imazhe të bisedave. Confid gjithashtu e bëri më të thjeshtë importimin e bisedave nga e-mail-i. Kështu që kur ju jeni duke bërë një bisedë konfidenciale në email, ky aplikacion do t’ju lejojë ta bëni atë offline duke e ruajtur në këtë mënyrë nga sulmet e mundshme. Confid ofron mbështetje për Dropbox, Box, Google Drive, OneDrive etj.
Karakteristika tjetër që e bën këtë aplikacion të sigurt është dhe politika strikte e enkriptimit. Karakteristika më e mirë që ofron Confid është fakti se si marrësi por ashtu dhe dërguesi mund të fshijnë një mesazh apo bisede mes tyre. Kjo firmë po punon gjithashtu për të sjellë një version ‘Confid Business’ i cili pritet të lançohet brenda këtij viti.
Dstrux është i ngjashëm me Confid për nga siguria. Është një mënyrë për të dërguar mesazhe dhe dokumente që janë dhe të enkriptuara dhe me aftësi vetë shkatërruese. Aplikacioni ofron shpërndarje të përmbajtjes në Facebook dhe Twitter por vetëm një link i shpërndarjes ruhet në cloud. Madje pëmbajtja e shpërndarë mundet vetëm të shikohet dhe jo të printohet, kopjohet apo të ruhet si imazh. Përpara se të dërgoni një mesazh në Dstrux, jeni ju që vendosni se pak sa kohësh doni të vetshkatërrohet ai.
Madje mund të përcaktoni kohën në minuta orë apo ditë. Por cilin aplikacion duhet të zgjidhni? Ekspertët kanë sugjeruar shkarkimin e të dyve, nuk do t’ju kushtojë asgjë duke qënë se të dy aplikacionet janë falas dhe me karakteristikat e veçanta që ata ofrojnë padyshim që ja vlejnë. Në përgjithësi Confid është i dizenjuar në mënyrë më elegante dhe është pak më i thjeshtë për tu përdorur gjatë komunikimit bazë ndërkohë që Dstrux i jep përdoruesit më shumë opsione dhe kontroll.
Përdorimi i këtyre aplikacioneve do ti japë mendjes tuaj paqe në mënyrë që ju mos të zgjoheni çdo ditë e të mendoni se bisedat tuaja private janë kompromentuar nga hakerat. (CIO Albanian)

Leave a Reply

Back to top button