Komplote

“Kodi i Biblës”. (Nga Libri i Madh i Teorive të Komplotit)

Screen Shot 2015-05-29 at 12.55.14 PM

Në vitin 1997, Michael Drosnin botoi “Kodin e Biblës”, në të cilin ai shkruante se Libri i shenjtë parashikonte ngjarje, me mijëra vite përpara se këto të ndodhnin. Drosnin kishte “zbërthyer” Librin e Mirë, më pas i kishte dërguar një letër Kryeministrit izraelit, Itzhak Rabin, ku i thoshte se do ta vrisnin. Dhe kështu ndodhi.

Drosni vetë nuk ishte zbuluesi i Kodit, ai ishte vetëm njeriu që e bëri popullor. Dekodimi (zbërthimi) i Biblës thuhet se ka nisur me Kabalistët hebrenj në shekullin e katërmbëdhjetë, të cilët besonin se të vërtetat e fshehura në Torah mund të përcaktoheshin dhe zbuloheshin përmes manipulimit të gërmave, duke përfshirë edhe përllogaritjen gjeometrike (e njohur si “Gjematra”). /Bota.al

Në vitet 1940, rabini çek H. M. D. Weissmandel zbatoi një “kod të zhvendosjes” në Bibël, duke marrë gërmën nga fillimi i “Zanafilës”, duke kaluar 50 gërma, për të marrë më pas gërmën tjetër, e kështu me radhë nga pesëdhjetë, deri kur fjala që u krijua ishte “Torah”. Fjala u gjet edhe në secilin prej pesë librave të tjerë të Moisiut. Duke përdorur të njëjtin sistem, matematicieni me banim në Jeruzalem, Eliyahu Rips, bashkë me Yoav Rosenbergun dhe Doron Witzumin, zbuluan emrat e rabinëve të famshëm në Librin e Gjenezës, duke zbuluar me një afërsi shumë të madhe edhe datat e lindjes dhe vdekjes së tyre, në një mënyrë që nuk mund të shpjegohet prej rastësisë. Këto të dhëna ata i publikuan edhe në librin “Sekuencat e barazlarguara të gërmave në Librin e Zanafillës”. Më vonë, Rips e përdori këtë sistem për të nxjerrë me saktësi datën 18 Janar 1991 – fillimi i Luftës së Gjirit.

Megjithatë, Rips ishte i kujdesshëm sa i përket përdorimit të Kodit të Biblës për të parashikuar të ardhmen. Drosnini nuk e tregoi një kujdes të tillë. Në duart e Drosninit, metoda e gërmave nxorri datën e Armagedonit bërthamor që do të sillte fundin e botës. /Bota.al

2000. Ose sërish, 2006.

Drosnini nuk ishte sigurisht një fallxhor. Në librin Kodi i Biblës II, që pasoi bestseller-in e tij të vitit 1997 “Drosnini thoshte se udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat do të vritej nga atentatorë të Hamasit. Nuk ndodhi.

I tallur po aq sa edhe i respektuar, Drosnini sfidoi këdo, që të gjejë një mesazh në lidhje me vrasjen e një udhëheqësi kombëtar, në romanin Moby Dick. Një ekspert australian në teorinë e probabilitetit, Brendan McKay, shumë shpejt gjeti fjalët: “Kennedy” dhe “Ai do të vritet”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button