Enigma

Në Egjiptin e lashtë, çfarë ishte jeta e përtejme?

Egjiptianët e lashtë besonin se ishte e mundur të jetonin përsëri pas vdekjes. Megjithatë, jeta e përtejme merrte forma të ndryshme, në varësi të statusit shoqëror të të ndjerit.

Tekstet funerare – shkrimet për varrin, të menduar për të ndihmuar të vdekurit që të arrinin një jetë të përshtatshme pas vdekjes – shpjegojnë pritshmëritë e të vdekurve të Egjiptit. Një mbret i vdekur, duke kaluar nëpër një seri provash, kishte pak a shumë të garantuar një jetë të përhershme përtej varrit. Ai mund të ndizej në qiellin e natës si një yll, të zbriste në nëntokë për t’u bërë njësh me zotin Osiris, ose të ngjitej në qiell për të lundruar në anijen e Zotit të Diellit, Re.

Gjatë gjithë Mbretërisë së Vjetër (2668-2125 para Krishtit) edhe elita e Egjiptit priste të jetonte përtej vdekjes, por ata ishin të bllokuar brenda varrit dhe nuk mund të largoheshin. Përfundimisht, mbretëria e Osirisit u hap për këdo që mund të përballonte ritualet e duhura: mumifikimin, funeralin dhe një sërë tekstesh funerare.

Elita, e cila mund të përballonte të gjitha këto gjëra, tani priste që një nga tre shpirtrat e tyre, akh (pavdekësia e të ndjerit), do të fillonte udhëtimin e rrezikshëm në jetën e përtejme. Dy shpirtrat e tjerë, ba (personaliteti) dhe ka (forca e jetës), do të qëndronin më pranë kufomës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button