Foto

Për herë të parë fotografi me ngjyra nga Marsi (Foto)

Screen Shot 2015-05-28 at 10.09.58

Marsin e quajmë planeti i kuq. Ai vërtet duket i kuqërremtë nëse shikoni sipërfaqen në fotografitë nga roverët e NASA-së. Por, perëndimi i dielli në Mars nuk është i kuq, por i kaltër.

Roveri “Curiosity” bëri një fotografi me ngjyrë me kamerën e tij, e cila bën fotografi të ngjashme sikur atë që do ta shihnim me sy. Shkencëtarët nga NASA shpjegojnë: “Pluhuri në atmosferën e Marsit ka thërrmija që i lejojnë dritës së kaltër të hyjë në atmosferë më mirë sesa ngjyrat me gjatësi më të madhe të valëve. Kjo shkakton që drita e kaltër nga Dielli së bashku me ngjyrat tjera të mbetet më afër pjesës diellore të qiellit. Efekti më së shumti shihet afër perëndimit të diellit, kur drita diellore kalon rrugë më të gjatë në atmosferë.”

Pa dallim prej ngjyrës, perëndimi i diellit gjithmonë dhe kudo duket bukur.

Screen Shot 2015-05-28 at 10.10.04

Leave a Reply

Back to top button