Teknologji

Përse interneti ka nevojë për rregulla të reja

Në epokën e të Big Data dhe e gjigandëve të rrjetit si Google, vetëm një “kushtetutë” e fortë është rruga për t’i kthyer gjithkujt sovranitetin mbi vetveten

network cables connected to switch

Përse jemi kthyer të diskutojmë intensivisht për rregulla të reja për Internetin, madje “kushtetutën” e tij? Shpjegimi gjendet në bashkimin e një serie të faktorëve teknologjikë, politikë e institucionalë, që kanë modifikuar një kontekst të konsideruar tashmë të qëndrueshëm, duke shtyrë më shumë njeriun të theksojë se jemi përballë një kthese të mundshme historike.
Dukej se ishte krijuar një qasje që lë pak vend për të drejtat. Nga pohimi brutal i 1999 nga Scott McNealy – “keni privatësi zero. Dorëzohuni” – deri në konkluzionin e nxituar të Mark Zuckerbergut mbi fundin e privatësisë si “rregull social”, ka dalë një linjë e karakterizuar nga bashkimi i dy elementëve: parezistueshmëria teknologjike dhe epërsia e logjikës ekonomike.
Nga njëra anë, në fakt, nënvizohej se si risitë teknologjikr dhe praktikat e reja sociale do ta bënin gjithmonë e më të vështirë mbrojtjen e sferës private e të hapësirës publike, duke legjitimuar mbledhje të të dhënave gjithmonë e më të imponuara, mbi të gjitha me justifikimin e sigurisë; nga ana tjetër, “vdekja e pavarësisë” u bë argument për të pohuar që të dhënat personale ishin bërë tani prona absolute e atij që i kishte mbledhur. Interesat e sigurisë e të tregut zinin gjithmonë më shumë horizontin e Internetit.
Këto siguri janë sfiduar nga forca e gjërave. E quajtura porta e të dhënave (Datagate), zbulimet e Eduard Snoudenit mbi dosjet planetare Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), kanë përcaktuar një reaksion të përhapur, duke vënë në diskutim legjitimitetin e një mbikqyrjeje në masë që nuk dhunon vetëm të drejtat individiale, por shtyn drejt një shoqërie të kontrollit.
Në këtë drejtim është vënë në lëvizje Gjykata e Bashkimit Europian që, me një fjali të 8 Prillit, ka fshirë një direktivë të BBE mbi ruajtjen e të dhënave personale që, e justifikuar saktësisht me nevoja të sigurisë, dhunonte Kartën Europiane të të drejtave themelore mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Dhe pak javë më vonë, në 13 maj, gjithmonë Gjykata ka pohuar një fjali, që ka të bëjë me Google, në të cilën lexohet që të drejtat themelore të njohura nga neni 7 e 8 i Kartës, që janë norma detyruese, “mbizotërojnë mbi interesat ekonomike të operatorëve të kërkimit.”
Qasja e ndjekur deri tani duket e përmbysur, të drejtat themelore të sakrifikuara në emër të interesave të sigurisë e të ekonomisë, marrin vlerën prioritare, dhe kështu tregohet një hierarki e qartë për t’u respektuar kur veprohet në një ekuilibër mes atyre të drejtave e interesave të natyrës tjetër. Vjen e përcaktohet kështu një hapësirë kushtetuese, duke i njohur Kartës së të drejtave themelore rolin që u takon, duke marrë të njëjtën vlerë juridike si të traktateve. Dhe ky ndryshim kalimi është regjistruar nga Komisioni i ri Europian, i cili i ka atribuar zëvendëspresidentit të tij, Frans Timmermans, një kompetencë të  qartë për zbatimin e Kartës.
Ky është konteksti i ndryshuar që shpjegon vëmendjen e rigjetur për një “Ligj të të Drejtave në Internet”. “Babai” i rrjetit, Tim Berners-Lee, është duke punuar tamam rreth një Magna Carta për internetin. Është një komision i i themeluar nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, i cili ka përpunuar një Deklaratë të të drejtave të internetit, për të cilën është hapur një konsultim, e që ka një karakteristikë që e dallon nga të gjitha iniciativat e tjera në çështje (qendra Berkman e Harvardit i kishte llogaritur në 87): jemi përballë një teksti që ka lindur në një mbledhje institucionale e që, tamam për këtë natyrën e vet, po ngre interesa të mëdha përtej kufijve tanë.

Prandaj një hapësirë kushtetuese është krijuar. Si ta mbushim? Këtu ndeshja bëhet e vështirë e thërret në çështje në vend të parë Bashkimin Europian, që prej dy vjetësh diskuton një rregullore që kërkon të rinovojë disiplinën në mbrojtje të të dhënave personale. A do t’ia dalin institucionet europiane të lirohen nga ndrojtjet e presionet dhe të vijnë me një Rregullore plotësisht në përputhje me parimet dhe të drejtat që ata vetë kanë vënë në qendër të vëmendjes? Pyetja është esenciale, sepse risia kushtetuese është e destinuar që të takohet gjithmonë e më drejtpërsëdrejti me risitë e pandërprera të bëra të mundura nga teknologjia. Dalin pyetje rreth efekteve të “Të dhënave të mëdha (Big Data)”, shprehje që nuk përshkruajnë vetëm rritjen sasiore të informacioneve të mbledhura, por mënyra të reja në menaxhimin e tyre, me efekte në dimensione të ndryshme të jetës sociale. Nëse ju nuk dëshironi që këtu të riprodhohen, madje të zmadhohen, rreziqet e përqëndrimit të pakontrollueshëm të pushtetit, të kontrolleve më shumë kapilare e të shpërndara, është e domosdoshme shpërndarja e pajisjeve institucionale të nevojshme, që riafirmon nevojën që Big Data të përdoren në një ambient që nuk e humbet themelin e vet në liritë e të drejtat.
Kjo vetëdije duhet të bëhet gjithmonë më e mprehtë kur merret në konsideratë kalimi, që po ndodh, drejt “internetit të gjërave”, që lind nga fakti që një numër gjithmonë më i madh gjërash vjen e ndërtohen në mënyrë për të komunikuar e për të marrë informacione. Shembujt shumëzohen, janë tipare të jetës së përditshme, nga mundësia që frigoriferi vjen e lidhet me supermarketin për të njoftuar nevojën e rifurnizimit me çka po mbarohet. Bota materiale vjen e lidhet me Internetin. Një mundësi që mund të jetë e zgjeruar për personat e trupat e tyre, pasi flitet për një internet “për çdo gjë”, për të shpallur ardhjen e një shoqërie që prezantohet si një rrjet global i integruar.
Ky përshkrim i përmbledhur kthehet në një situatë në të cilën të dhënat, për mënyrën në të cilën janë mbledhur dhe mund të jenë përdorur, u ofrojnë më shumë njerëzve mundësinë konkrete që identiteti i tyre të jetë i ndërtuar nga të tjerët. Dhe problemi i vërtetë lind nga fakti që informacionet e mbledhura shërbejnë jo vetëm për të ndërtuar profile që e bëjnë njeriun gjithmonë e më shumë transparent dhe të dobët, por vijnë e u besohen algoritmeve, të trajtuara me teknika probabiliteti që ndërtojnë një identitet “në të ardhmen”, hipotetik dhe madje i shtrembëruar, që megjithatë mund të bëhet instrument i ndërgjegjes dhe vlerësimit. Përballë këtij shpronësimi, vetëm referimi i fortë ndaj të drejtave tregon rrugën për t’i kthyer gjithkujt pavarësinë mbi vetveten. Krijohet kështu kuadri kushtetor i përcaktuar nga gërshetimi midis dimensionit të rregullave e dimensionit të risive, e që kërkon vëmendje maksimale ndaj parimeve të referimit.
Obama e kuptoi duke theksuar rëndësinë e neutralitetit të Internetit, referim i domosdoshëm për të garantuar barazinë Rrjetit, që është kapaciteti i tij për inovacion, që përndryshe është i sekuestruar nga kompanitë e mëdha me shtrembërime të dukshme të dinamikave ekonomike. Dhe në fjalën e tij ka lënë të kuptohet faktin që subjekte si Google luajnë tani një funksion të shërbimit publik, që kërkon një kuadër të ri institucional.
Ndaj këtyre dinamikave kthehet dhe kundërshtohet pohimi që e dëshiron Rrjetin si vendin e një lirie “natyrale” të vënë në rrezik nga çfarëdo rregulli. Por realiteti është shumë i largët nga ky përfaqësim. Rrjeti nuk është aspak një hapësirë boshe të drejtash. Është objekti i dëshirës së çfarëdo fuqie totalitare që imponon rregulla për të kufizuar qasjen, për të prezantuar diskriminime dhe censura, nga Kina tek Turqia, tek Hungaria. Por mbi të gjitha, rrjeti është rigorozisht i disiplinuar nga subjektet e mëdha transnacionale që e qeverisin, aty “Over the top” (mbi Majë), që me “terms of service” (kushtet e shërbimit) të tyre, përkufizojnë në mënyrë të njëanshme dhe të pakontrollueshme kushtet e të gjithë atyre që janë në Internet, ndikojnë në njohje, mbi vetë idenë e punës. Qeverisja e jo vetëm 3 miliardë personave tashmë në internet, por e të gjithë hapësirës planetare e krijuar prej tij, duhet të sillet përsëri në një logjikë kushtetuese e cila fillon të ndërtohet. /STEFANO RODOTA/corriere.it
SHQIPERUAR NGA bota.al

Leave a Reply

Back to top button