Teknologji

“Populli” i Internetit, zemërim nga eksperimenti i Facebook

facebook“Populli” i Internetit shpërtheu në zemërim këtë fundjavë pasi zbuloi se Facebook ishte përpjekur të manipulonte emocionet e qindra mijëra njerëzve në vitin 2012 si pjesë e një vrojtimi eksperimental për fuqinë e dhënies se lajmeve nga ana e Facebook. Krejt papritur, studiuesi kryesor i projektit të diskutueshëm të Facebookut po ndryshon mendim për të gjithë këtë gjë.

Adam Kramer, shkencëtar i të dhënave në Facebook, njeriu që ishte në krye të studimit, shkroi një mea culpa te thatë të dielën pasdite. Në të, ai tha se ai kurrë nuk ka patur për qëllim të dëmtojë ndonjë nga 700.000 njerëzit e prekur nga studimi, që synonte të shikonte se si i ndryshohet dikujt gjendja emocionale, prej furnizimit me informacione të rinj – rrjedha kryesore e përditësimit të statusit dhe fotove të para, kur hapni në fillim Facebookun.

“Unë mund të them se qëllimi ynë është që të mos mërzisim asnjëherë, askënd,” shkruan Kramer në Facebook. “Unë mund ta kuptoj pse disa njerëz kanë shqetësime në lidhje me të, dhe mua, si edhe bashkpunëtorëve të mi na vjen shumë keq për mënyrën sesi gazeta e ka përshkruar kërkimin dhe çdo shqetësim që ai ka shkaktuar. Nga pervoja e perftuar me pas, kemi konkluduar se përfitimet kërkimore nuk e kanë justifikuar të gjithë këtë ankth.

“Në radhë të parë keqardhja kryesore e Kramerit është se ai dhe kolegët e tij nuk kanë shpjeguar në mënyrë adekuate pse e ka kryer studimin. Arsyeja, tha ai, ishte se ata ishin duke u përpjekur për ta bërë Facebook-un një produkt më të mirë, duke i kuptuar më mirë njerëzit që e përdorin atë.

Për një javë, në janar 2012, Facebook ndryshoi frekuencën e postimeve të konsideruara “pozitive” ose “negative” të subjekteve testuese ‘News Feeds’ (Furnizimi me të Reja). Studiuesit zbuluan se grupi që pa më shumë mesazhe pozitive në statusin e tij, ka shkruar më shumë në Facebook një ditë më vonë. Ky vrojtim nevojitej për të konfirmuar hipotezën se emocionet janë “ngjitëse” në rrjetet sociale.

Facebook publikoi zbulimet e vetanë Procedurën e Akademisë Kombëtare të Shkencave dy javë më parë, dhe reagimi ishte i shpejtë, sapo u kap nga mediat. Kritikët kritikuan kompaninë për mos informimin e përdoruesve të Facebook-ut, se ata ishin pjesë e një eksperimenti – derisa emocionet negative thuhet të jenë ngjitëse, gjithashtu. Të tjerë e trajtuan si të parëndësishëm studimin.

Por sa më shumë “u gërmua”, aq më shumë probleme u gjetën me mënyrën sesi Facebook ka kryer hulumtimet e veta. Ankesat ishin në tri kategori kryesore:

1. ISHTE SHKENCË E KEQE: Me sa duket, Facebook ka bërë një punë të keqe duke matur pikërisht atë gjë shumë bazike, që ishte duke u përpjekur për të matur: humorin. Duke shkruar në “Psiqika Qendrore”, psikologu John Grohol vuri në dukje se studimi gjykon gjendjen emocionale të dikujt, duke numëruar numrin e paracaktuar të fjalëve “negative” e “pozitive”. Pra, padyshim një copë depresive e tekstit si “Unë nuk jam duke patur një ditë të bukur”, në të vërtetë do të lexohet si pozitive pasi ai thotë “ditë të bukur.”.

2. Shkencëtarë të tjerë nuk mund ta kopjojnë atë: Shkencëtarë të tjerë nuk mund të përsërisin hulumtimin – një domosdoshmëri në shkencë, ku gjërat duhet të testohen përsëri dhe përsëri. Pse? Për shkak se Facebook mban të dhënat e veta (dmth tuajat) të kyçura. Mos harroni, Facebooku nuk është një kolegj: ky është një biznes.

3. AI ISHTE JO ETIK: Facebook nuk arriti të përmbushë standardet themelore etike të përdorura kudo në universitete.Ndërsa të gjithë në Facebook duhet të japin pëlqimin për të pasur të dhënat e tyre të përdorura në hulumtim, kur ata u regjistruan, Facebook nuk e ka marrë atë që quhet “Pëlqimi i informuar” nga askush.James Grimmelmann, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Maryland, ka shkruar se do t’i kërkonte Facebook t’u tregonte pjesëmarrësve kohëzgjatjen, qëllimin, dhe rreziqet e studimit para se të fillonte dhe se ata mund të kishin dalë nga studimi në çdo kohë . Në shënimin e tij, Kramer ka shkruar se ai dhe ekipi i tij ka “bërë një rrugë të gjatë” që nga 2012, dhe se ata do të marrin reagime negative.

“Ndërsa ne kemi vlerësuar si të rëndësishme gjithmonë cfarë hulumtimi do të bëjmë me kujdes, ne (jo vetëm unë, disa studiues të tjerë në Facebook) kemi qenë duke punuar për përmirësimin e praktikave tona të brendshme,” shkroi ai.

Ja shënimi i Kramerit:

OK kështu pra. Shumë njerëz me kanë pyetur mua në lidhje me studimin tim të fundit të botuar në PNAS, dhe kam kërkuar të jap një shpjegim të shkurtër publik. Arsyeja që ne e bëmë këtë hulumtim është për shkak se ne kujdesemi per ndikimin emocional të Facebook dhe per njerëzit që përdorin produktin tonë. Ne mendonim se ishte e rëndësishme të hetonim merakun e përbashkët, që duke parë miq të postonin përmbajtje pozitive çonte njerëzit të ndjeheshin negativisht ose të anashkaluar. Në të njëjtën kohë, ne ishim të shqetësuar se ekspozimi ndaj negativitetit i miqve ‘mund të çojë njerëzit t’u shmangen vizitave ne Facebook’. Ne nuk i percaktuam qartë motivet tona në letër.

Për sa i përket metodologjisë, hulumtimet tona kishin si synim të hetojnë kërkesën e mësipërme duke dhënë apriori, një përqindje të vogël të përmbajtjes në News Feed (furnizimi me të Reja) (duke u bazuar se a ka pasur një fjalë emocionale në këtë postim) për një grup njerëzish (rreth 0.04% e përdoruesve, apo 1 në 2.500) për një periudhë të shkurtër (një javë, në fillim të vitit 2012). Postimet e askujt nuk u “fshehën”, ata thjesht nuk u dukën në disa ngarkesa pause të News Feed (Furnizimit me të reja).Këto mesazhe ishin gjithmonë të dukshme në timeline-t e miqve ‘, dhe mund të jene dukur në ngarkesa të më mëvonshmetëNews Feed (Furnizimit me të reja) . Dhe ne kemi gjetur të kundërtën e asaj që konsiderohej e ditur deri atëherë: Duke parë një lloj të caktuar të emocioneve (pozitive) e inkurajon përdoruesin.

Dhe në fund të ditës, ndikimi aktual tek njerëzit në eksperiment ishte sasia minimale për ta zbuluar atë statistikisht – rezultati ishte se njerëzit prodhuan mesatarisht një fjalë më pak emocionale, për njëmijë fjalë, gjatë javës në vijim.

Qëllimi i të gjithë hulumtimit tonë në Facebook është për të mësuar se si të sigurojmë një shërbim më të mirë. Duke shkruar dhe hartuar këtë eksperiment vetë, unë mund të them se qëllimi ynë nuk ishte kurrë për të mërzitur ndokënd. Unë mund ta kuptoj pse disa njerëz kanë shqetësime në lidhje me të, bashkautorët e mi dhe mua na vjen shumë keq për mënyrën sesi gazeta përshkroi kërkimin dhe ankthin që ajo shkaktoi. Nga kjo përvojë, përfitimet kërkimore të gazetës nuk mund të kenë justifikuar të gjithë këtë ankth.

Ndërsa kemi marrë gjithmonë në konsiderate cfarë hulumtimi ta bëjmë me kujdes, ne (jo vetëm unë, disa studiues të tjerë në Facebook) kemi qenë duke punuar në përmirësimin e praktikave tona të brendshme rishikuese. Eksperimenti në fjalë ishte i drejtuar në fillim të 2012, dhe ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga ajo kohë. Këto praktika rishikuese do të inkorporojnë gjithashtu atë që ne kemi mësuar nga reagimi ndaj këtij studimi.

Leave a Reply

Back to top button