Foto

Tetë fotografitë ikonike: Kjo është historia mahnitëse e tyre! (Foto)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.50.37

Një fotografi mund të ketë vlerën e njëmijë fjalëve, por jo çdo foto arrin të tregojë një histori të tërë. Shikojini disa nda detajet interesante që fshihen pas imazheve më ikonike të botës, nga ngritja e flamurit në Iwo Jima e deri tek nxjerrja e gjuhës nga Albert Einsteinit

1. “Nëna migruese” (1936)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.51.15

Në vitin 1936, fotografja Dorothea Lange kapi imazhin e një gruaje në mëshirë të fatit: 32-vjeçares Florence Owens, me një foshnjë dhe dy nga shtatë fëmijët e tjerë të saj në një kamp ku mblidheshin bizelet në Kaliforni.

Lange e quajti foton “Nëna migruese” dhe e përdori për një projekt për punëtorët migrues agrikulturorë. Foto e saj u publikua nëpër gazeta, duke shtyrë qeverinë që të shpërndante ndihma ushqimore në kamp, ku mijëra njerëz ishin të uritur dhe jetonin në kushte të këqija.

Por, në atë kohë, Owens me fëmijët e saj ishin larguar nga ajo zonë. Foto e Lange u bë imazh identifikues i Depresionit të Madh, e identiteti i gruas në foto mbeti mister për publikun për dekada me radhë, sepse Lange nuk e kishte pyetur Florencen për emrin e saj.

Në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar, një reporter e gjeti Owensin në shtëpinë e saj në Kaliforni. Mbiemri i saj i vërtetë ishte Thompson. Ajo vdiq në moshën 80-vjeçare, në vitin 1983.

Lange u ndje e shfrytëzuar për foton që bëri dhe shprehu keqardhje që nuk kishte nxjerrë ndonjë fitim nga fotoja. Në vitin 1998, një foto e printuar me nënshkrimin e saj u shit me 244 mijë dollarë në ankand.

2. “Ngritja e flamurit në Iwo Jima” (1945)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.51.38

Më 23 shkurt të vitit 1945, fotografi i Associated Press, Joe Rosenthal, shkrepi një foto të gjashtë marinsave që ngritën flamurin e SHBA-ve në Mt. Suribachi, në pikën më të lartë të ishullit japonez Iwo Jima.

Lufta, një nga më të përgjakshmet e historisë së marinës amerikane, filloi më 19 shkurt 1945, kur amerikanët pushtuan ishullin e fortifikuar. Katër ditë më vonë ata e morën vendin dhe vendosën një flamur të vogël. Megjithatë, po atë ditë, flamuri i vogël u zëvendësua me një më të madh, që shihej nga anijet në det.

Foto e Rosenthalit tregon ngritjen e flamurit të dytë të madh me yje dhe vija. Fotografi i luftës u akuzua se e kishte organizuar qëllimisht që kjo foto të bëhej dramatike, por ai e mohoi akuzën dhe dëshmitarët okularë e mbështetën.

Kjo foto u bë një simbol i fuqishëm patriotik dhe fitoi çmim Pulitzer, ndërsa shërben si model në Memorialin e Trupave Detare pranë varrezave Kombëtare Arlington. Tre nga marinsat që janë në foto, u vranë në aksion gjatë luftës, ndërsa tre të tjerët u kthyen në SHBA si heronj dhe u dukën në disa mitingje për shitjen e bonove të luftës.

3. “Festa e Ditës V-J” – Fitorja mbi Japoninë (1945)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.51.58

Fotografi i famshëm, Alfred Eisenstaedt, kapi foton e një marinari duke puthur një grua të veshur me të bardha në mes të New Yorkut më 14 gusht 1945, kur u njoftua se Japonia u ishte dorëzuar aleatëve, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Fotoja e tij u publikua në revistën LIFE më 27 gusht të atij viti.

Edhe fotografi Victor Jorgensen kishte bërë një foto nga një kënd tjetër çiftit. Ndërsa, asnjë nga fotografët nuk e pati fatin ta pyeste çiftin për emrat. Eisenstaedt tha se atë ditë kishte mijëra njerëz të tjerë që puthnin njëri-tjetrin.

Në vitet që pasuan, një numër i madh burrash e grash erdhën për të deklaruar se ishin ata në foto, por ajo foto u bë simbolikë e momentit të përfundimit të luftës. Një libër i vitit 2012, “The Kissing Sailor”, e identifikoi çiftin me emrat George Mendonsa dhe Greta Zimmer. Çifti nuk u identifikua asnjëherë realisht.

4. Albert Einstein (1951)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.52.15

Më 14 mars 1951, fotografi Arthur Sasse kapi imazhin e Einsteinit duke u larguar nga festa e 72-vjetorit të lindjes, që u bë në nder të tij në Prinston, New Jersey. Në momentin që foto u kap, Sasse po përpiqej ta bënte fizikantin të qeshte, por në vend që të qeshte, ai nxori gjuhën ndërsa u ul në ulësen e prapme të një makine.

Einstein e pëlqeu foton aq shumë, sa që mori disa kopje për vete.

I lindur në Gjermani, e që më pas u bë qytetar i Amerikës në vitin 1940, Einstein vdiq katër vjet pas fotos së tij të famshme. Në vitin 2009, një kopje origjinale e firmosur nga vetë shkencëtari u shit në ankand për më shumë se 74 mijë dollarësh.

Në vitin 1953, Einstein ia kishte dhënë foton gazetarit Howard Smith, me mbishkrimin: “Do ta pëlqesh këtë gjest, sepse është human. Një civil mund të bëjë atë çka një diplomat as nuk do guxonte. Dëgjuesi yt besnik, Albert Einstein”.

Einstein kishte thënë se fotoja përfaqësonte shpirtin e tij jokonformist.

5. Che Guevara (1960)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.50.37

Më 5 mars të vitit 1960, fotografi kubanez Alberto Korda kapi në foto 31-vjeçarin revolucionarin marksist në një shërbim përkujtimor në Havana, për viktimat e anijes së municioneve që kishte shpërthyer në portin e qytetit një ditë më parë. Fidel Castro fajësoi Shtetet e Bashkuara për shpërthimin, nga i cili mbetën të vrarë të paktën 75 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, edhe pse shkaku i vërtetë nuk u përcaktua kurrë.

Pas shërbimit përkujtimor të La Coubre, gazeta në të cilën Korda punonte, “Revolucion”, vunë foto të Kastros dhe të personaliteteve të tjera, por refuzuan foton e Guevaras. Fotoja u shfaq në publikime të tjera të shumta në Kubë dhe Evropë në vitet që pasuan, por tërhoqi pak vëmendje.

Në vitin 1967, Giangiacomo Feltrinelli, një publicist italian i krahut të majtë që ishte i interesuar për Guevaran, mësoi për këtë foto teksa vizitoi Kubën. Atij iu dha një kopje nga vetë fotografi Korda.

Pasi Guevara u kap dhe u vra nga ushtarët në Bolivi, po atë vit, Feltrinelli shpërndau posterët e fotos së tij, duke e quajtur “Heroi Guerilas”. Imazhi shpejt u përhap në të gjithë botën, ndërsa fotoja u bë simbol i revolucionit dhe rebelimit rinor.

6. Lyndon B. Johnson (1963)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.52.48

Dy orë pasi presidenti John Kennedy u vra më 22 nëntor 1963, zëvendëspresidenti Lyndon Johnson u betua si president i 36-të i kombit, në bordin e Air Force One në Dallas.

Cecil Stoughton, një ish-fotograf i Ushtrisë që kishte shërbyer si fotografe e Shtëpisë së Bardhë që nga viti 1961, kapi foton historike të gjyqtares Sarah Hughes duke administruar betimin e Johnsonit, pranë gruas së tij dhe një pjese të stafit.

Në kohën e vrasjes së Kennedyit, Stoughton kishte hipur në makinat që ndodheshin prapa makinës së presidentit, si pjesë e autokolonës së tij. Më pas, Stoughton shkoi në Spitalin Parkland, ku Kennedy vdiq, e më pas nxitoi në betimin e Johnsonit. Ai ishte i vetmi fotograf në aeroplan kur Johnson u betua. Në fillim aparati i saj fotografik pati një problem dhe u mendua se ngjarja nuk do të regjistrohej, por Stoughton arriti ta rregullojë problemin dhe ta kap foton.

7. Richard Nixon dhe Elvis Presley (1970)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.53.03

Më 21 dhjetor 1970, mbreti i Rock’n’Roll-it u takua në mënyrë të fshehtë me presidentin e 37-të të SHBA-ve në Zyrën Ovale, një ngjarje kjo që u dokumentua nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Ollie Atkins. Takimi u bë pasi Presley i kishte drejtuar një letër presidentit se donte të ishte në shërbim të vendit për të kontribuar në luftën kundër drogës në Amerikë.

Pas letrës, Presley arriti ta takonte presidentin po atë pasdite. Gjatë takimit, artisti shprehu edhe një herë dëshirën për t’i ardhur në ndihmë të presidentit, ndërsa ndau besimin se grupi muzikor anglez The Beatles promovonte anti-amerikanizmin dhe se ai kishte studiuar lavazhin e trurit nga komunistët dhe kulturën e drogës.

Presley, që koleksiononte armë, i kërkoi Nixonit nëse mund t’i jepej një mjet identifikimi si agjent federal, kërkesë e cila iu plotësua një ditë më vonë. Media nuk mori vesh gjë për këtë ngjarje deri të paktën vitin e ardhshëm.

Në vitin 1977, legjenda e muzikës, që kurrë nuk hoqi dorë nga bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, vdiq nga ataku në zemër, që dyshohet se ishte e lidhur me abuzimin e drogës.

8. “Situation Room” (2011)

Screen Shot 2015-06-28 at 10.53.26

E shkrepur pasditen e 1 majit 2011, fotografia tregon presidentin Barack Obama dhe skuadrën e sigurisë kombëtare duke marrë lajme rreth forcave ushtarake në Pakistan, për misionin e kapjes së një prej personavet më të kërkuar në historinë e SHBA-së, liderit të al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Në orën 11:35 të asaj nate, presidenti u shfaq drejtpërsëdrejti në televizion për të njoftuar se organizatori që fshihej pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ishte vrarë. Fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, e shkrepi foton pasi Obama dhe ndihmësit e tij ishin mbledhur në një dhomë të vogël konferencash, ku gjenerali Brad Webb po monitoronte misionin.

Kur Obama hyri në dhomë, Webb i ofroi presidentit karrigen e tij. Obama tha për NBC News: “I thashë mos u shqetëso për mua. Fokusohu në atë që po bën, se do ta gjej një karrige dhe do të ulem afër teje”.

Obama i përshkroi ato 40 minuta si minutat më të gjata të jetës së tij. Ndërsa, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Obama ishte shumë i shqetësuar dhe se nuk e kishte mendjen fare te fotografi. /Tirana Observer

Leave a Reply

Back to top button