Foto

VIDEO/ Pamjet mahnitëse nga NASA, Aurora prek agimin!

imageVIDEO/ Pamjet mahnitëse nga NASA, Aurora prek agimin!
Këto pamjet të mrekullueshme të lëshuara nga NASA tregojnë magjinë e Dritave Polare teksa takohen me lindjen e diellit mbi bregdetin veri-lindor të SHBA-së.
Video, e cila është marrë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës të enjten tregon një mjegull të dendur jeshile, të verdhë dhe portokalli nga shfaqja e dritave polare.
NASA ka filmuar pamjet mbi Virginia, Delaware, New Jersey, New York dhe Massachusetts.
Dritat e Veriut ose Aurora Polare është një shfaqje e lehtë e ngjyrave të shumëllojshme që shkaktohen nga përplasjet mes grimcave elektrike kur era diellore hyn në fushën magnetike të Tokës.
Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën Tokës duke prodhuar kështu dritat shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora./j.h

Leave a Reply

Back to top button