Foto

Vogëlushja që ka ende për të dhënë…

Jetojmë në epokën e rrjeteve socialë, kur edhe gjesti më i vogël, për mirë apo për keq, ka fuqinë të trondisë apo të lumturojë, në të qindën e sekondës, miliona njerëz. Kështu ndodhi me fotografinë e vogëlushit sirian, që deti e nxorri në brigjet e Bodrumit në Turqi. Dje ka qenë radha e një tjetër fotografia shumë domethënëse, e cila është shndërruar menjëherë në një prej më të klikuarave në internet. Një vogëlushe siriane, një nga mijëra refugjatet që po qëndrojnë në kampe në Hungari, është kapur në këtë fotografi duke i ofruar një biskotë njërit prej policëve hungarezë, i cili bashkë me shumë kolegë kanë krijuar një gardh për të mos lejuar lëvizjen e refugjatëve.

Pasi ka lënë pas shtëpinë dhe gjithcka nga jeta e mëparshme, pasi ka përshkuar me mijëra kilometra bashkë me familjen për t’iu larguar tmerreve të luftës, vogëlushja nga Siria ka ende dicka për të dhënë…

biskota

Leave a Reply

Back to top button