10 frazat e Andy Warhol. Një nga personazhet më polemizuese të kulturës së shek XX…
Andreë Warhola, ose më shumë i njohur si Andy Warhol(1928-1987) ishte një artist plastik dhe kineast amerikan, roli i të cilit ishte thelbësor në zhvillimin e artit popullor. Bohemian, piktoresk dhe kokëshkretë, Warhol u bë i famshëm falë pikturës dhe kinemasë avangardë. Mbështette me shumë forcë mjetet e komunikimit mbi të gjitha televizionin dhe ndikimin e tij mbi shoqërinë. Një nga deklaratat e tij: “Në të ardhemn e gjithë bota do të jetë e famshme për 15 minuta” është cituar deri në neveri për karakterin e tij vizionar që u materializua në atë që aktualisht e njohim si reality show ose përfshirë në shtypin e verdhë si offline ashtu edhe online. Veprat e tij të shumta u kritikuan përgjatë gjithë jetës së tij, por që padyshim është konsideruar një nga artistët më me ndikim në shek. XX falë ideve të tij revolucionare që plazmonin gjithçka që ai krijonte. Stili i tij është unik dhe personal, trasgresiv dhe me ngjyra. Ai vuante nga një sëmundje e quajtur korea e Sydenhamit, e njohur ndryshe si vallëzimi i Shën Vitos. Qëndrimet e detyruara dhe të gjata në krevat përcaktuan stilin e tij, ndërsa vizatonte i shoqëruar nga e ëma dhe nga imazhet e yjeve të kinemasë që ndodheshin në banesën e tij. Një nga punimet më të njohura të tij është seria e kanaçeve të supës Campbell e njohur ndryshe si 32 kanaçet e supës Campbell (1962) ose edhe portretet e artistëve si Marilyn Monroe. Ka krijuar edhe imazhe personale duke u nisur nga objekte jopersonale si kartmonedhat e dollarëve. Në 1986 do të pikturonte ato që do të ishin veprat e fundit të tij, autoportretet dhe portretete e Leninit dhe të Mao Cedunit. Andy Warhol kishte lindur në 6 gusht 1928 dhe vdiq në 22 shkurt 1987 në moshën 58 vjeçare nga një infarkt akut të miokardit.
Ja disa nga frazat e tij më të njohura.
“Ideja nuk është të jetosh përgjithmonë, ideja është të krijosh diçka që ajo të jetojë.”
“Të blesh është më shumë amerikane sesa të mendosh dhe unë jam kulmi i amerikanizmit.”
“Arti është ai që ti lë të dalë.”
“Në të ardhmen e gjithë bota do të jetë e famshme për 15 minuta. E gjithë bota duhet të ketë të drejtë për ato 15 minuta lavdi.”
“Nuk besoj tek vdekja, sepse unë nuk jam prezent për ta ditur që në fakt ajo ka ndodhur.”
“Nëse doni të dini gjithçka mbi Andy Warhol, mjafton të shihni pikturat e mia dhe filmat dhe aty jam. Nuk ka gjë tjetër.”
“Frymëzimi është television.”
“Kam frikë se nëse e përqendron vëmendjen në një gjë për një kohë të mjaftueshme e humb të gjithë domethënien e saj.”
“Nuk lexoj kurrë, shoh imazhet.”
“Arti komercial është më i mirë se arti për artin.” / Bota.al