Sipas studimeve të psikoterapistes angleze Philippa Perry, ekzistojnë gjashtë arsye kryesore që çojnë në tradhti.
Mungesa e dialogut dhe intimitetit
Mungesa e ndarjes së mendimeve dhe dialogut në çift shpesh çon në zvogëlimin e intimitetit. Kjo mungesë krijon një ndjenjë distance emocionale dhe shpesh rutina, vetmia dhe frika nga ballafaqimi i shtyjnë njerëzit të kërkojnë intimitet diku tjetër. Megjithatë, në shumë raste, tradhtia nuk lind nga dëshira për një marrëdhënie të re, por nga dëshira për të rigjetur intimitetin në marrëdhënien aktuale. Marrja e përgjegjësisë për këto çështje është mënyra e vetme për të parandaluar tradhtinë.
Keqmenaxhimi i konflikteve
Mungesa e një komunikimi të hapur dhe të shëndetshëm shpesh i bën konfliktet të kthehen në përpjekje për të dominuar mbi partnerin. Kjo sjell rritje të pasigurive dhe një ndjenjë vetmie që çon në largim emocional dhe potencialisht në tradhti.
Pamundësia për t’u lidhur në intimitet
Disa njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë në një marrëdhënie afatgjatë. Pasi faza fillestare e dashurisë dhe idealizimi i partnerit mbarojnë, ata hasin vështirësi për të ruajtur një lidhje të qëndrueshme. Këto individë shpesh gjejnë veten në të njëjtën situatë, duke përsëritur të njëjtin cikël të tradhtisë.
Varësia nga seksi
Një tjetër faktor i rëndësishëm është varësia nga seksi. Një partner që është i varur nga kjo nevojë fizike shpesh e ka të vështirë të mbetet besnik në një marrëdhënie monogame.
Idealizimi i partnerit
Kur një marrëdhënie bazohet te idealizimi i partnerit, dashuria mund të kthehet në një detyrë ose përgjegjësi që nuk reflekton ndjenja autentike. Kjo shpesh çon në distancim emocional dhe, si pasojë, në tradhti.
Frika nga ndarja e hapur
Disa individë përdorin tradhtinë si një mënyrë për të dalë nga marrëdhënia pa pasur guximin ta përfundojnë atë hapur. Në vend që të pranojnë realitetin e dëshirës për ndarje, ata përdorin tradhtinë si një mënyrë të tërthortë për t’i dhënë fund lidhjes.