Enciklopedike

Sulltana, katastrofa e harruar

Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”

Screen Shot 2015-07-15 at 14.54.39

Avullorja “Sulltana”, një mjet lundrues që lëvizte përmes rrotave-lopatë në lumin Misisipi, u shkatërrua nga një shpërthim tragjik në 27 prill të vitit 1865. Ajo ishte fatkeqësia më të madhe detare në historinë e Shteteve të Bashkuara. Të paktën 1.800 nga 2400 pasagjerët, që ndodheshin në bord gjetën vekjen, kur një nga katër kaldajat e anijes shpërtheu, dhe “Sulltana” u mbyt jo shumë larg Memfis, Tenesi.

Arsyeja pse kjo fatkeqësi u harrua më së shumti nga historia, është për shkak se ndodhi menjëherë pas vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, si dhe gjatë javëve të fundit të Luftës Civile. Shumica e pasagjerëve të rinj ishin ushtarë të Unionit, kryesisht nga Ohajo, dhe sapo ishin çliruar nga kampet e burgimit të Konfederatës si Cahavba dhe Andersonvil.

Qeveria amerikane, e kishte kontraktuar me anijen “Sulltana” për transportin e këtyre ish të burgosurve të luftës për në shtëpitë e tyre. Shkaku i shpërthimit ishte rrjedhja e një kazani, që ishte riparuar keqazi. Kazani (ose “kaldaja”) shpërtheu, kur avullorja ishte rreth 7-9 milje në veri të Memfisit në orën 02:00 pas mesnate, në një shpërthim të frikshëm që flaku disa prej pasagjerëve nga kuverta në ujë dhe shkatërroi një pjesë të mirë të anijes. Thëngjijtë e nxehtë të shpërndarë nga shpërthimi, e shndërruan shumë shpejt superstrukturën e mbetur në një ferr, shkëlqimi verbues i së cilës mund të shihej deri në Memfis./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button