Kinema & TVYour Life

5 filma që me siguri do të kenë impakt shumë të thellë mbi jetën tuaj

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.17

  1. “Kumbari”

“Miqësia është gjithçka. Eshtë më shumë se talent. Eshtë më shumë se qeveri. Eshtë pothuaj e barazvlefshme me familjen. Këtë mos e harro kurrë”

Vito Corleone

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.27

Një film që ka përcaktuar një zhanër të tërë. Kumbari është një film i jashtëzakonshëm dhe intrigues, që do t’ju ofrojë një eksperiencë të fuqishme. Sapo hyn në botën e vlerave të familjes, besnikërive, dashurisë dhe krimit, nuk ka më kthim mbrapa. Do të të fusë në vorbullën e tij emocionale dhe nuk do të duash të dalësh.

“Kumbari” është një prej filmave më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Bazuar në romanin e Mario Puzos, ai fokusohet në familjen e Don Vito Corleones, që luhet nga i mrekullueshmi Marlon Brando. Performanca e tij ishte e jashtëzakonshme, për të thënë më të paktën. Një tjetër performancë nga Al Pacino vetëm sa e bën më brilant filmin. Si përfundim, ky film është i vetëm në llojin e tij dhe nuk duhet ta humbisni kurrë.

2. “Në krahët e lirisë”

“Shpresa është gjë e mirë, ndoshta gjëja më e mirë, dhe asgjë e mirë nuk vdes ndonjëherë”.

Andy Dufresne

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.33

Bazuar në romanin e Stephen King, “Rita Hayëorth and Shaëshank Redemption” ky film është larg historive të King që jemi mësuar të lexojmë. Eshtë një film mbreslënës për burgosjen 19-vjecare të një të pafajshmi, Andy Dufresne, që prezantohet me gjithë brutalitetet e jetës së burgut.

Ndonëse tejet emocional, nuk mund të mos ndiheni të frymëzuar, me humorin të ngritur, kur shihni shpresën e Andyt që nuk vdes kurrë. Do të kuptoni se gjëja më e rëndësishme në jetë është të kesh besim dhe gjithmonë të ecësh përpara. “Në krahët e lirisë” është në të vërtetë për shpagimin dhe një prej klasikëve më të fuqishëm dhe emocionalë.

3. Jeta e Pi-së

“Duhet ta marrësh jetën ashtu si vjen dhe të nxjerrësh më të mirën prej saj”

Pi Patel

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.38

Bazuar në romanin e Yann Martel, “Jeta e Pi-së” është një histori mrekullie për një djalë, familja e të cilit vdes tragjikisht në det pas një stuhie të tmerrshme, duke e lënë atë si të vetmin të mbijetuar, i vetëm në një varkë shpëtimi. Por pa kaluar shumë kohë, kuptojmë se nuk është vetëm. Një tigër Bengali është aty pranë tij, dhe këtu nis aventura e vërtetë.

Kjo është një histori mbijetese, spiritualizmi, sfide dhe besimi. Do të jeni dëshmitarë të udhëtimit të mrekullueshëm të djaloshit dhe tigrit teksa mësojnë t’i besojnë njëri-tjetrit, pasi ky është i vetmi shans që kanë për të mbijetuar. Ky film do ju mbajë në tension deri në fund. Ju duhet të zgjidhni që, ose gjërat janë ashtu si shfaqen, ose të besoni në mrekulli. Sido që të jetë, Jeta e Pi-së do të ndikojë në jetën tuaj në mënyrë të mrekullueshme dhe me siguri do të keni një përshtypje kohëgjatë.

4. “Ndjekja e lumturisë”

“Nëse do dicka, shko e merre. Pikë”.

Chris Gardner

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.44

I frymëzuar nga një histori e vërtetë, Ndjekja e Lumturisë është një film për një burrë që përpiqet të nxjerrë jetesën për vete dhe djalin e tij 5-vjecar. Pasi dëbohen nga apartamenti, duke u gjendur në rrugë dhe pa asnjë vend ku të shkojnë, Chris Gardner kalon cdo ditë duke u përpjekur të plotësojë jetesën ndërkohë që kalon vështirësi shumë të mëdha.

Eshtë një film mbresëlënës, tejet emocional dhe frymëzues, për familjen, dashurinë, shpresat dhe ëndrrat. Tregon një njeri në ndjekje të lumturisë, e cila vazhdon t’i shpëtojë mes gishtërinjve teksa përpiqet shumë që të gjejë një mënyrë për një të ardhme më të mirë. Eshtë një film që të ndryshon jetën, që do të të bëjë të duash dhe respektosh jetën, në cdo moment të saj. Do të të bëjë të kuptosh se ëndrrat mund të bëhen realitet – thjeshtë duhet të punosh fort për objektivat e tua, sidomos atëherë kur dukesh i pashpresë.

5. Z. Askushi

“Cdo rrugë është rruga e duhur. Cdo gjë mund të kish qenë dicka tjetër. Dhe do të kish patur po kaq shumë kuptim”

Nemo Askushi

Screen Shot 2016-04-09 at 18.36.54

Z. Askushi është në fakt një film që të kujton poezinë surrealiste, pavarësisht elementëve fantastiko shkencore. Me ngjarje në vitin 2092, historia vërtitet përreth një Nemoje 118 vjec, e fundit qenie njerëzore mbi tokë, teksa ai kujton jetën e tij dhe mendon për jetët që mund të kish bërë.

Pamjet mbresëlënëse e bëjnë edhe më magjepsës këtë film, dhe muzika shton emocionet. Performanca e shkëlqyer e Jared Letos si Nemo tregon forcën e madhe emocionale të personazhit të tij. Historia e filmit është e gjitha për emocionet dhe mendimin për gabimet e të kaluarës, dëshirës për t’u kthyer pas në kohë dhe për t’i bërë gjërat ndryshe. Ka të bëjë me ndjesinë universale, që jeta ecën pashmangshmërisht, dhe dëshirën e përjetshme për një shans të dytë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button