Psikologji

7 mësimet më të rëndësishme për jetën nga Nikola Tesla, që të gjithë duhet t’i zbatojnë në jetë

Mos i kushto rëndësi asaj që të tjerët po bëjnë. “Unë nuk shqetësohem që të tjerët mund të vjedhin idenë time. Unë shqetësohem që ata nuk kanë një ide të tyren”, ka thënë ai.

  1. Të mendohesh për atë që do të arrish, të bën shumë mirë. “Që i vogël më fajësonin se isha shumë egoist, pasi mendoja shumë për veten time. Kjo gjë më lëndonte kur isha i vogël, pasi më dukej si një ofendim i rëndë, ndërsa tani e kuptoj se nuk ka asgjë të keqe të mendohesh për veten dhe për arritjet e tua”, është shprehur Tesla.
  2. Është diçka shumë normale të jesh një hap përpara të tjerëve. “Lëre të ardhmen të thotë të vërtetën dhe vlerësoje këdo në bazë të punës dhe arritjeve të tij. E tashmja është e të tjerëve, e ardhmja, për të cilën unë kam punuar, është e imja”, ka thënë krenar shkencëtari.
  3. Mos ndalo asnjëherë së mësuari dhe lexuari. “Nga të gjitha gjërat, unë pëlqej librat më tepër”, është shprehur ai.
  4. Ji i duruar dhe ec përpara. “Një shkencëtar nuk pret për rezultate sa më të shpejta. Ai nuk pret që idetë e tij të avancuara të vërtetohen menjëherë. Puna e tij është si e një fermeri, gjithmonë për të ardhmen”, ka thënë Nikola Tesla.
  5. Mos ndalo asnjëherë së krijuari. “Krijimtaria është një nga produktet më të rëndësishme të trurit krijues së njeriut. Qëllimi kryesor është gjithmonë krijimi, pasi është produkti i të menduarit, ndaj mos u ndal asnjëherë së krijuari nga asnjë fjalë prej njerëzve”.
  6. Paratë nuk janë gjithçka. “Paratë nuk paraqesin aq vlerë sa u japin njerëzit. Gjithë paratë e mia i kam investuar në eksperimente, prej të cilave kam bërë zbulime të reja për të siguruar një jetesë sado të lehtë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Back to top button