Psikologji

8 arsye të forta për të buzëqeshur. Jo vetëm për të ngritur humorin…

1. Buzëqeshja ju bën më të besueshëm

Në një studim të vitit 2012 nga Universiteti i Pittsburgut, studiuesit donin tëshihnin nëse kishte një lidhje, mes nivelit të perceptuar të besueshmërisë së një personi, dhe intensitetit të buzëqeshjes. Më pas, pjesëmarrësit renditën personat e testuar, dhe kuptuan se ata që kishin buzëqeshje më të gjerë e më të vërtetë, ngjanin më të besueshëm.

2. Buzëqeshni, sepse ka një Ditë të Buzëqeshjes

Artisti komercial me banim në Masaçusets, Harvey Ross Ball e krijoi Ditën Botërore të Buzëqeshjes në vitin 1999. Kjo ditë bie gjithmonë në të premten e parë të tetorit. Harvey krijoi edhe “Smiley Face”, e njohur edhe sy “Happy Face” në vitin 1963. Ai e krijoi për të ngritur moralin në kompaninë ku punonte. Ball e krijoi ngjarjen e përvitshme, për t’i kujtuar të gjithë që të pushojnë së foluri kaq seriozisht gjatë gjithë kohës, dhe të jenë të lumtur, herë pas here.

3. Buzëqeshja të ndihmon të shohësh panoramën e gjerë

Buzëqeshja të ndihmon të krijosh perspektivë për të marrë vendime më të mira, në jetë dhe në punë, sipas një studimi të vitit 2008 të Revistës së Kërkimeve të Konsumatorit. “Ne argumentojmë që, duke sinjalizuar se një situatë është e mirë, një gjendje humori pozitive i lejon njerëzit që të distancohen psikologjikisht nga situata”, raportojnë autorët e studimit, Aparna Labroo dhe Vanessa Patrick, të Universitetit të Çikagos dhe Xhorxhias. “Distancimi psikologjik të mundëson zhvillimin e një perspektive më të gjerë për ngjarjet”.

4. Buzëqeshja redukton dhimbjen

Kur përdorni muskujt e fytyrës për të buzëqeshur, kjo dërgon një sinjal në tru, që të lëshojë serotoninën dhe endorfina, që janë kemikate të lidhura me të ndjerit mirë dhe të lumtur. Këto kemikate mund të reduktojnë edhe perceptimin e dhimbjes.

5. Buzëqeshja të ndihmon të gjesh punë

Punëdhënësit nuk kërkojnë vetëm kandidatë të kualifikuar për një vend pune, ata kërkojnë edhe njerëz që do të shkonin mirë me stafin ekzistues. Të jesh i kënaqur të ndihmon të punësohesh, sepse mund të tregojë që do të përshtateni mirë në kompani.

6. Buzëqeshja të bën më të afrueshëm

Buzëqeshjet e sinqerta vesh më vesh mes shërbyesve në një restorant ndikuan në humorin e klientëve përreth tyre, sipas një studimi të Penn State University. Punonjësit që buzëqeshnin shiheshin si pozitivë dhe më të pëlqyeshëm, si dhe më të mirë në punën e tyre, sesa njerëzit që kishin shprehje serioze në fytyrë.

7. Buzëqeshja të fuqizon sistemin imunitar

Përveçse ju fuqizon humorin, buzëqeshja mund të fuqizojë edhe sistemin tuaj imunitar. Akti i buzëqeshjes relakson trupin, ul stresin, dhe ul tensionin e gjakut, gjë që e bën sistemin imunitar më të fortë dhe më të ekuilibruar.

8. Jua bën trurin më të shëndetshëm

Truri juaj funksionon si muskul, sa më shumë e përdorni, aq më i fortë bëhet ai. E besoni apo jo, shkencëtarët besojnë që prirja natyrore e trurit është që të mendojë negativisht, por buzëqeshja rregullisht ndihmon për ta bërë trurin më pozitiv. As nuk duhet të jesh i lumtur, mund të bësh sikur, dhe prapë do të marrësh të njëjtin rezultat pozitiviteti. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button