Magazine

Mendje ekscentrike: Në brendësi të huqeve të Einstein, Musk dhe të tjerëve

Të gjithë duam të mësojmë – dhe të përshtatemi – me rutinat magjepsëse të mendjeve brilante. Ja disa prej zakoneve më të çuditshme të shpikësve të famshëm

1. Benjamin Franklin. Babai themelues shpiku rrufepritësen dhe syzet bifokale. Franklin ndiqte një plan të rreptë 13-javor vetëpërmirësimi, ku ai fokusohej në një virtyt për çdo javë. Ai e përsëriste planin katër herë në vit.

2. Albert Einstein. Fizikani i famshëm, që u mbi të gjitha i njohur për ekuacionin E=mc2, flinte të paktën 10 orë në natë dhe dremiste disa herë gjatë ditës.

3. Leonardo Da Vinçi. Piktori dhe shpikësi i makinës fluturuese ndiqte “planin e gjumit Uberman”, ku ai dremiste për 20 minuta, për çdo katër orë gjatë ditës.

4. Elon Musk. Themeluesi i SpaceX është një mjeshtër në kryerjen e disa detyrave njëherësh. Musk punon me telefon gjatë mbledhjeve ndërkohë që dërgon emaile teksa kontrollon faturat.

5. Temple Grandin. Në moshën 18 vjeç, ajo shpiku “kutinë shtrydhëse”, një pajisje që ndihmon për të qetësuar fëmijët shumë të ndjeshëm. Grandin kufizoi jetën e saj sociale dhe kaloi më shumë kohë duke bërë atë që donte më shumë: “Çfarë bëj kur shkoj në shtëpi? Punoj”, thoshte ajo. “Jam e martuar me punën”.

6. Steve Jobs. Bashkëthemeluesi i Apple ishte i njohur për vëmendjen e madhe për detajet, kur flitej për gjithçka, që nga produktet, deri tek reklamat. Jobs kaloi një herë 30 minuta duke debatuar se çfarë përqindje të grisë duhej të përdorte në dyqanet e tij.

7. Nikola Tesla. Më i njohur për shpikjen e rrymës alternative, Tesla ushtrohej në mënyrë të rreptë. Ai ecte tetë deri në dhjetë milje në ditë dhe i shtriqte gishtërinjtë e këmbës 100 herë çdo natë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button