Kinema & TV

“Njeriu me shenjë” do të ribëhet, ja kujt do t’ia besojë Universal Pictures

Screen Shot 2016-08-13 at 22.28.41

“Deadline” shkruan se Universal Pictures po mendon për regjisorin Antoine Fuqua, që të drejtojë versionin e tretë në ekranin e madh të filmit “Njeriu me shenjë”. Një numër profesionistëve u janë afruar për filmin, mes tyre David Yates dhe Pablo Larrain.

Fuqua ka patur sukses kohët e fundit me “The Equilizer” dhe “Olympus has fallen”, dhe filmi i tij i ardhshëm “Shtatë të mrekullueshmit” do të debutojë në kinema në 23 shtator. Jonathan Herman ka shkruajtur versionin më të fundit të skenarit, që më parë ishte shkruajtur nga David Ayer.

Versioni i parë i Njeriut me shenjë është krijuar në 1932, me regjisorin Houard Hauks dhe ka rrëfyer historinë e ngjitjes së një imigranti irlandez, si një gangster në Chicagon e viteve 1920. Filmi u ribë në vitin 1983 me regjisor Brian de Palma, dhe skenar të Oliver Stone, me AL Pacinon në rolin e protagonistit, duke zhvendosur vëmendjen mbi një refugjat kuban, që ngjit shkallët si gangster në Miamin e viteve 1980. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button