Enciklopedike

ALBERT EINSTEIN: Përse jetojmë?

Shumë e veçantë është situata e në të vdekshmëve të tjerë. Secili prej nesh ka ardhur në këtë Tokë për një vizitë të shkurtër; nuk e dimë përsenë, por shpesh herë besojmë se e kemi kuptuar. Nuk reflektohet thellësisht e na kufizon të mendojmë një aspekt të jetës së përditshme; jemi këtu për njerëzit e tjerë: mbi të gjitha për ata, prej buzëqeshjes dhe mirëqenies së të cilëve varet lumturia jonë, por edhe për atë shumësi të panjohurish, me fatin e të kemi një lidhje simpatie. Ja cili është mendimi im konstant, i përditshëm: jeta jonë e jashtme dhe e brendshme varet prej punës së bashkëkohësve dhe të paraardhësve; unë duhet të përpiqem për t’u dhënë atyre, në po të njëjtën masë, atë që kam marrë dhe që ende marr prej tyre. Ndiej nevojën të bëj një jetë të thjeshtë dhe shpeh herë jam i vetëdijshëm se kërkoj nga veprimtaria e të ngjashmëve të mi, më shumë se sa është e nevojshme. Vetëdijësohem se dallimet e klasave shoqërore nuk janë të justifikuara dhe që, në fund të fundit, e gjejnë bazën e tyre tek dhuna. Por besoj gjithashtu se një jetë modeste është e duhura për këdo, për trupin dhe për shpirtin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button