Thenie

THENIET E MENÇURA / Çfarë mendonin njerëzit e famshëm për xhelozinë

screen-shot-2016-09-20-at-19-33-23

Mund të jesh Hëna, e prapëseprapë të jesh xheloz për yjet.

Gary Allan

Ai që është xheloz, nuk është në dashuri.

Shën Agustini

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e xhelozisë dhe fuqinë e zilisë për të shkatërruar. Kurrë mos e nënvlerësoni.

Oliver Stone

Dashnorët mund të jenë – dhe në fakt përgjithësisht janë – armiq, por ata nuk mund të jenë kurrë miq, sepse duhet të ketë gjithmonë pakëz xhelozi dhe pakëz egoizëm në spekulimet e tyre.

Lord Bajroni

Qentë janë lidhja jonë me parajsën. Ata nuk e njohin ligësinë, apo xhelozinë, apo pakënaqësinë.

Milan Kundera

Termometri i suksesit është thjeshtë xhelozia e të pakënaqurve.

Salvador Dali

Kushtoju shumë vëmendje atyre që nuk duartrokasin kur ti fiton.

Anonim

Xhelozia, ai dragua që vret dashurinë, nën pretekstin se po e mban gjallë.

Havelock Ellis

“Ai ishte xheloz për të ardhmen e saj, ndërsa ajo për të kaluarën e tij”

Anais Nin, “Delta e Venusit”

Kafshët nuk dinë aq sa njerëzit për xhelozinë, por ata nuk janë as injorantë në lidhje me të.

Stephen King

“Unë jam xheloz për gjithcka, bukuria e të cilës nuk vdes. Unë jam xheloz për portretin që më ke pikturuar. Përse ai duhet të mbajë atë që unë duhet ta humbas? Cdo moment që kalon merr dicka prej meje, dhe i jep dicka atij. Ah sikur të ishte e kundërta! Nëse piktura të mund të ndryshonte, dhe unë të isha gjithmonë ai që jam tani! Përse e pikturove? Një dotë do të më përqeshë – do të më përqeshë në mënyrë të tmerrshme!”

Oscar Wilde, “Portreti i Dorian Greit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close