Psikologji

7 hapat për të transformuar jetën tuaj

Për të ndryshuar mendjen dhe botën tuaj nevojitet veprim. Përderisa jeni duke lexuar këtë artikull, le të supozojmë se doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj, apo ndoshta transformuar tërësisht atë. Le të jemi të vërtetë për një moment. Kjo s’do të ndodhë rastësisht apo prej fatit të verbër.

Pavarësisht se çfarë doni të ndryshoni, qoftë një marrëdhënie të re, apo rrikthimin tek një marrëdhënie e shkuar, apo nëse keni nevojë për më shumë para, doni më shumë kohë të lirë apo çdo gjë tjetër, ju duhet ta fiksoni këtë qëllim në mendje, dhe të sigurohemi të ndërmerrni veprimet e duhura – dhe jo ato të gabuara. Kjo nuk është si shkenca e raketave, por ju duhet të zhvilloni vetë-disiplinën dhe adoptoni mendësitë dhe sjelljet e duhura. Ndiqni këto 7 hapa vepruese në vazhdimësi për 1 muaj, dhe do të keni një fillim shumë pozitiv.

Hapi i parë: Jini i ndershëm

Të jesh i ndershëm, mund të jetë diçka më e lehtë të thuhet sesa të jesh në praktikë, por në rast se jeni duke iu fshehur disa të vërtetave të dukshme, duke shpresuar se ato do largohen, atëherë mund të jeni i sigurtë se kur të dilni nga qoshja ku jeni strukut, ato do të jenë ende atje duke iu pritur. Shumica e problemeve dhe sfidave të jetës humbasin fuqi mbi ju, kur i shihni ato drejt e në sy dhe i sfidoni.

Pra, jini të guximshëm me këtë ushtrim. Për 30 ditët e ardhshme, mbani një ditar dhe shkruani çdo gjë që keni në mendje çdo mëngjes. Ai nuk është për ta parë askush tjetër, por thjesht për të marrë kontrollin e asaj që është në mendjen tuaj, dhe reflektuar mbi atë që është dhe nuk është e rëndësishme. Kur ta filloni këtë ditar, jini aq të lirë dhe kurajozë sa të mundni, pasi ditari është një vend i sigurtë për t’u përballur me realitetin tuaj në jetë, dhe filloni të punoni mbi atë që duhet.

Hapi i dytë: Vëzhgoni zakonet tuaja

Ndërsa filloni të shkruani ditarin tuaj të përditshëm, sigurohuni të mos injoroni disa gjëra që mund të jenë të rëndësishme. Gjithashtu, ju duhet të reflektoni nëse modelet tuaja të përditshme, janë duke iu çuar më pranë apo më larg qëllimeve tuaja.

Natyrisht, askush nuk është i përsosur, prandaj mos jini shumë të ashpër me veten, dhe mos harroni se çdo zakon që keni dhe çdo i ri që filloni, mund të ketë një efekt të madh mbi drejtimin që ka marrë jeta juaj. Mos harroni se nuk ju kushton asgjë për të ndryshuar mendjen, dhe cilido mund ta bëjë këtë.

Hapi i tretë:Edukoni veten

Pa marrë parasysh se çfarë po përpiqeni të bëni për të transformuar jetën tuaj, nuk ka asnjë justifikim në botën e sotme për të mos ia dhënë vetes atë shans. Nëse ndiheni viktimë, dhe gjithçka që mund të shihni janë arsyet (justifikimet)  për të mos ndryshuar, atëherë keni nevojë për më shumë shpresë se ajo që doni është e arritshme.

Kjo gjithmonë mund të gjendet tek leximi, qofshin libra joletrarë, artikuj online apo revista që kanë të bëjnë me qëllimin tuaj. Ajo se çfarë mendoni dhe mësoni do të japë rezultate, kështu që mbillini këto fara dhe lërini të rriten.

Hapi i katërt: Mos e ktheni kokën pas

Historia është e rëndësishme, dhe ne të gjithë mund të mësojmë prej saj. Nëse jeni të interesuar mbi atë që ka ndodhur në të shkuarën, atëherë kjo është diçka e mirë, por ndërkohë mësoni të mos ngecni aty në momentin që jeni duke u përpjekur të ndryshoni.

Kjo s’do të thotë se nuk duhet t’i besoni dikujt që ju ka mashtuar javën e fundit, apo të ktheheni tek një marrëdhënie kur shihni se personi në fjalë është duke iu shkatërruar.  Ekziston mundsia që të mësoni nga përvojat dhe ecur përpara, kështu që duhet ta fiksoni këtë në mendjen tuaj teksa ndryshoni mendje dhe përparoni në jetën tuaj të re.

Hapi i pestë: Mos kini frikë të mësoni dhe rriteni

Ky mund të tingëllojë si një sugjerim i pazakontë, por është e rëndësishme të jeni të çliruar nga frika dhe të përpiqeni të provoni gjëra të reja. Nëse ndjeheni shumë mirë me zakonet, miqtë, vendet e punës dhe marrëdhëniet tuaja aktuale, atëherë ka mundësi të keni bllokuar potencialin tuaj.

Në fakt, të gjithë e bëjnë këtë në një farë mase dhe kjo nuk është një problem, por shumë njerëz e teprojnë. Nëse mundeni t’i bashkoheni një klubi të ri, praktikoni një hobi të ri apo të filloni të dëgjoni dikë që ju e dini se është duke iu thënë gjëra shumë kuptimplota, atëherë e keni hapur veten ndaj mundësive të reja.

Hapi i gjashtë: Bëhu kreativ

Ky hap nuk është domosdoshmërisht për krijimin e një vepre të madhe arti, apo shpikjes së ndonjë gjëje tjetër të rëndësishme. Ka të bëjë thjesht me përdorimin e mendjes tuaj në mënyrë kreative, për të ndihmuar në arritjen e asaj që dëshironi. Për 30 ditët e ardhshme, shpenzoni 5 minuta çdo ditë (mundësisht në të njëjtën orë) thjesht duke u relaksuar, mbyllni sytë dhe imagjinoni jetën që dëshironi.

Bëjeni këtë me një fantazi të përsosur. Nuk kushton asgjë ta përdorni mendjen tuaj në këtë mënyrë, dhe njerëzit më të suksesshëm në botë (pa marrë parasysh se çfarë nënkupton suksesi për ta) e filluan me një ide se si duhet të jetë jeta e tyre, dhe u fokusuan tek ajo. Mos e nënvlerësoni fuqinë e këtij hapi.

Hapi i shtatë: Përgatisni një plan afatgjatë

Imagjinoni për një moment që keni pasur jetën që kishit dëshiruar, dhe se çdo gjë qe e përkryer. Nuk ka asnjë problem për t’u përballur dhe çdo gjë që ju ndoshta mund ta dëshironit pikërisht kështu. Por çfarë ndodh më pas? Pyetje me vend, pasi ka një ditë tjetër nesër, dhe pastaj një tjetër pasnesër e kështu me rradhë.

Nëse mendoni vetëm për zgjidhjen e një problemi të caktuar dhe nuk mendoni përtej tij, atëherë mund të përfundoni duke ndjerë edhe më shumë pakënaqësi se sa kur e filluat. Pra, imagjinoni sikur do të jetoni 120-vjeç, dhe listoni çdo gjë që dëshironi të arrini gjatë kësaj kohe. Mendoni jashtë skemave, dhe mos e nënvlerësoni veten tuaj. Paçi fat, dhe mbani gjithnjë në mendje qëllimet tuaja pozitive. /BOTA.AL

Back to top button