Articles

7 mënyra si të mos bëhesh një superpërhapës i dezinformimit

Problemi i keqinformimit nuk po largohet. Platformat e internetit si Facebook dhe Tëitter kanë ndërmarrë disa hapa për të frenuar përhapjen e tij dhe thonë se po punojnë për të bërë më shumë. Por asnjë metodë e derisotme, nuk ka qenë plotësisht e suksesshme për eleminimin e të gjitha materialeve mashtruese nga mediat sociale.

Prandaj ajo që na mbetet të gjithëve, është të vetëmbrohemi.

Kemi parë që keqinformimi apo dezinformimi, mund të na vijë nga të gjitha anët. Që nga faqet e Internetit, të cilat sillen sikur të jenë media të vërteta, deri tek propaganda politike apo raportimet gjoja të thelluara, që në pamje të parë duken të mbushura me kuptim, por që nuk janë hiç të tilla.

Së pari duhet të bëjmë një dallim. Keqinformimi dhe Dezinformimi janë dy gjëra tëndryshme. Dezinformimi është keqinformim, por i bërë qëllimisht. Ai shpërndahet edhe pse shpërndarësi e di se është i gënjeshtërt. Por mund të shpërndahet edhe nga njerëz që as e dinëfaktin që nuk është i vërtetë. Dhe kjo ndodh për shkak të një tendence që kanë njerëzit, për tëshpërndarë pa u menduar gjërat që shohin online.

Përballë këtij problemi, psikologët nuk kanë qëndruar duarkryq. Dhe studimet e fundit kanëzbuluar disa mënyra që mund të japin një dorë, për ta mbrojtur shoqërinë nga keqinformimi dhe dezinformimi. Ne po rendisim shtatë strategji që mund të përdoren për të shmangur mashtrimin.

Këshilla e parë: Vetëdukohu!

Mënyra më e mirë përballë infodemisë dhe vërshimit të informacineve të gjithfarëllojshme, shumë prej të cilëve na shfaqen me qëllimin për të na mashtruar, është të kuptosh disa prej marifeteve që përdorin marifetçinjtë e dezinformimit kur përpiqen që të na manipulojnë.

Një prej strategjive quhet “parademaskimi” – një lloj demaskimi, i cili ndodh që përpara se ne të dëgjojmë mitet apo gënjeshtrat që na ofrohen. Studimet kanë treguar se, sa më shumë qëne të familjarizohemi me marifetet dhe hiletë e “zanatit” të dezinformimit, aq më të shpejtëdhe të zotë do të bëhemi për të dalluar lajmet e rreme kur i ndeshim ato. Dhe kjo do të na bënte më pak të dobët përballë tyre.

Fjala vjen, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit kanë zhvilluar një lojë online e cila quhet “Lajme të Këqia”, e cila sipas sstudimeve të tyre ka vërtetuar se mund të përmirësojë aftësitëe atyre që luajnë, për të pikasur lajmet e rreme.

Përveç lojës, mund të mësosh më shumë për Internetin dhe platformat e mediave sociale, kështu që mund të kuptosh edhe më mirë mjetet që kanë në dispozicion ata që përpiqen të tëmanipulojnë. GJithashtu mund të mësosh shumë edhe për kërkimet shkencore dhe standartet e provave, të cilat të gjithë të ndihmojnë për të qenë më pak i prirur për të ngrënë gënjeshtrat dhe deklaratat keqinformuese, sidomos ato që lidhen me shëndetin dhe shkencën.

Këshilla e dytë: Zbuloji pikat e tua të dobëta

Qasja e përmendur në këshillën e parë funksionon për të gjithë njerëzit, në të gjithë krahët politikë dhe me të gjitha bindjet politikë. Por, duhet kuptuar diçka: njerëzit që nuk mendojnëse kanë paragjykime, apo e zvogëlojnë peshën e tyre, janë më të prirur që të bien pre e keqinformimit, se sa ata që i pranojnë paragjykimet që i kanë tashmë.

Studimet kanë treguar se njerëzit janë më të prirur për t’u gënjyer, kur ndeshin nëinformacione të cilat dakordësohen me mendimet dhe besimet e trye ekzistuese. Ky quhet “paragjykimi i konfirmimit”. Dhe do të thotë se gjithësecili prej nesh jemi të prirur që tëbesojmë në ato informacione që lexojmë apo shikojmë, dhe të cilat janë një konfirmim i gjëra tek të cilat besojmë tashmë.

Dhe mësimi që duhet nxjerrë është se duhet të jemi veçanërisht kritikë kur shohim apo dëgjojmë informacione që vijnë nga ato grupe njerëzish që mendojnë njësoj si ne – qoftëpolitikisht, qoftë në fe, qoftë për nga etnia apo kombësia. Ç’duhet të bëjmë? Thjesht duhet t’i kujtojmë vetes që të kërkojmë herë pas here edhe për këndvështrime të tjera, edhe për burime informacioni të tjera, kur flitet për një temë të caktuar.

Dhe mbi të gjitha, ka një rëndësi të madhe ndershmëria përballë vetes. Domethënë, të jemi tësinqertë kur flasim për paragjykimet apo anshmërinë tonë. Shumë njerëz supozojnë se tëtjerët janë të anshëm apo me paragjykime, por nga ana tjetër besojnë se ata vetë nuk janë. Dhe kështu imagjinojnë që janë të tjerët ata që shpërndajnë më shumë keqinformime, se sa ata vetë. E pavërtetë!

Këshilla e tretë: Shikoje pak burimin

Pjesa dërrmuese e mediave, qoftë ato televizive, qoftë të shkruara dhe qoftë ato online, e kanënjë farë anshmërie kur raportojnë. Disa janë më partizane se të tjerat. Disa janë më tëpavarura se të tjerat. Por asnjëra nuk është me zero paragjykime.

Kur konsumojmë lajme, duhet që të sigurohemi për të parë se sa i besueshëm është burimi i atij lajmi. Mund të mos jetë fare i besueshëm. Gjëja e parë që duhet bërë është që të bëjmënjë kontroll të dyfishtë të lajmit edhe tek burime të tjera, sidomos ata që kanë një reputacion për mbështetje tek faktet dhe tek të cilat kemi besim.

Dhe gjithashtu bëni shumë kujdes: Një nga mënyrat më të përhapura që po përdorin këto kohë agjentët e dezinformimit, është krijimi i portaleve me adresa shumë të ngjashme me ato të mediave të vërteta – ndaj sigurohuni mirë dhe shikoni se cilën faqe jeni duke vizituar. Eshtë vërtetuar se ata që bëjnë kujdes shtesë kur flitet për këto marifetet kanë patur përmirësime të ndjeshme në dallimin e fakteve nga sajesat.

Këshilla e katërt: Bëj një pauzë

Kur shumica e njerëzve futen në rrjetet Online, sidomos kur bëhet fjalë për mediat sociale, ata e bëjnë këtë për t’u dëfryer, për t’u lidhur me njerëz të tjerë, apo edhe thjesht për një farëshpërqëndrimi pas një dite të lodhshme.

Dhe kur vjen puna tek mediat sociale, historia ka treguar se saktësia nuk është aspak në listën e tyre të prioriteteve.

Megjithatë, shumë pak njerëz duan që të jenë gënjeshtarë. Shumë pak njerëz hyjnë nëInternet me mendimin për të gënjyer apo për t’i bërë keq dikujt. Prapëseprapë, kostot e ndarjes së informacioneve që ndeshen në mediat sociale dhe jo vetëm mund të jenë të rënda – për individët, për marrëdhëniet e tyre por edhe për vetë shoqërinë. Kështu që, para se tëvendosësh të ndash diçka online, bëj një pauzë të shkurtër dhe kujtoji vetes se sa shumë vlerëi jep ti të vërtetës dhe saktësisë.

Gjëja e parë që gjithësecili prej nesh duhet të bëjë është të mendojë: “A është e vërtetë kjo qëpo ndaj?”. Me siguri kjo mënyrë të menduari do ju japë një ndihmë për të frenuar përhapjen e dezinformimit, si dhe do ju infkurajojë që të shikoni përtej titujt të mëdhenj. Madje-madje, edhe të bëni një kontroll të thjeshtë të fakteve para se të ndani informacionin që keni para syve.

Por edhe nëse nuk është se jeni duke menduar posaçërisht për saktësinë e asaj që po lexoni apo po dëgjoni, thjesht marrja e një pauze përpara ndarjes së informacionit mund t’ju krijojënjë mundësi juve, dhe sidomos mendjes suaj, që të jetë në një linjë me emocionet që keni. Kështu di pyesni veten: Ia vlen vërtet ta ndaj? Nëse ia vlen, pse? Mendoni pak edhe pasojat e mundshme që do të ketë.

Studime të rëndësishme kanë treguar se pjesa më e madhe e keqinformatave dhe dezinformatave shpërndahen fët e fët, pa u menduar shumë. Impulsi për të ndarëinformacione pa u menduar, në disa raste mund të jetë edhe më i fortë se sa ndarja e informacioneve nga ana e militantëve.

Merr kohë. S’ke pse nxiton. Nuk je media që i sjell publikut lajmin e fundit. Nuk është se nga ti varet informimi i miliona njerëzve.

Këshilla e pestë: Bëj kujdes me emocionet e tua

Shpesh herë, i ndajmë informacionet që ndeshim online, thjesht sepse ashtu na vjen menjëherë së brendshmi, dhe jo për shkak të ndonjë konkluzioni që nma ka ardhur si pasojë e mendimit kritik.

Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit zbuluan se njerëzit që shohin lajmet në mediat e tyre sociale ndërkohë që kanë një farë ngarkese të caktuar emocionale, ishin shumë më tëprirur që të shpërndanin dezinformatat, se sa ata që ishin më të ftohtë dhe me një gjendje mendore më racionale.

Në mënyrë të veçantë, dy janë faktorët që ndikojnë më shumë: Zemërimi dhe ankthi. Të dy këta i bëjnë njerëzit më të prekshëm dhe më të prirur për të shpërndarë keqinformim.

Këshilla e gjashtë: Nëse sheh diçka, thuaj diçka!

Rezistojini keqinformimit dhe bëjeni këtë sa më publikisht. Sigurisht, mund të jetë pak e sikletshme që të sfidosh online atë që nxjerrin miqtë e tu, sidomos nëse jeni nga ata tipa qënuk i pëlqeni shumë përplasjet. Natyrisht, nëse i dërgon një miku linkun e një artikulli qëtregon se e vërteta nuk qëndron ashtu siç ka shkruar ai, mikut mund të mos i pëlqejë. Por provat tregojnë se nëse kritikon në mënyrë specifike mënyrën e arsyetimit të një postim, dhe nëse ofron kundërprova që tregojnë se është i rremë, kjo është një teknikë shumë efektive.

Edhe reagimet e shkurtëra e të prera – si për shembull “kjo nuk është e vërtetë” – janë mëefikase se sa të mos thuash asgjë. Humori – sigurisht jo vënia në lojë e personit – mund tëndihmojë. Kur njerëzit korrigjojnë informacione të gabuara online, kjo mund të jetë shpesh herë edhe më efektive se sa kur mediat sociale vetë ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtyre informacioneve.

Njerëzit u besojnë njerëzve të tjerë, më shumë se sa algoritmeve dhe bot-eve, sidomos atyre njerëzve që janë në rrethet tona shoqërore. Dhe kjo bëhet edhe më e vërtetë kur ju keni, për shembull, ekspertizë në temën për të cilën po flitet apo jeni një njeri i afërt i personit që e ka shpërndarë keqinformimin.

Po kështu, demaskimi publik i një informacioni të rremë mund të shërbejë si sinjal për lexuesit e tjerë që të shikojnë më nga afër dhe të bëjnë verifikimet e nevojshme. Kështu që, edhe nëse nuk keni dekurajuar personin që e postoi, të paktën jeni duke dekurajuar të tjerët.

Këshilla e shtatë: Nëse shihni dikë që reziston, mbështeteni

Nëse shihni që dikush tjetër është shprehur për pavërtetësinë e një lajmi, mos rrini e tëmendoni “epo, e tha ai i pari, kështu që nuk ka nevojë të flas unë”. Jo! Kur më shumë njerëz flasin për një postim si keqinformim, kjo sinjalizon grupin në përgjithësi që të frenohet dhe të mos e shpërndajë.

Mbështetni ata që ngrihen dhe rezistojnë. Nëse nuk e bëni dhe diçka shpërndahet pafundësisht, kjo gjë do të përforcojë besimin e njerëzve se nuk paska problem të shpërndake dezinformata – sepse të gjithë po e bëjnë, përse të mos e bëj dhe unë.

Dhe nëse e lejon dezinformimin të përhapet, rrezikon që të rrisësh numrin e njerëzve që e besojnë – sepse ne njerëzit jemi të prirur që të besojmë gjëra të cilat i dëgjojmë në mënyrë të përsëritur, edhe pse e dimë që nuk janë të vërteta.

Sigurisht, nuk ka zgjidhje perfekte. Ka dezinformata dhe keqinformime të cilave është më e vështirë për t’iu kundërvënë, se sa disa të tjerave, dhe disa prej taktikave për t’iu kundërvënë atyre janë më efektive në kohë të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm. Por, të gjithë mund të bëjmë secili nga papk për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga konfuzioni, mashtrimet dhe lajmet e gënjeshtërta. (TruthHub – Bota.al)

Burimet: The Conversation, Forbes.

Back to top button