Covid19

A do të bëhet Covid-19 një sëmundje e të rinjve?

Nga Smriti Mallapaty

“Nature”

Më 21 qershor, Ministria izraelite e Shëndetësisë, rekomandoi vaksinimin kundër Covid-19 tëtë gjithë njerëzve të moshës 12-15 vjeç, duke u bërë nga të paktat vende që kanë miratuar deri më tani përdorimin e vaksinave për adoleshentët më të rinj.

Ky vendim erdhi si një kundërpërgjigje ndaj një tendence që po përjetojnë shumë vende me nivele të larta të vaksinimit:një pjesë gjithnjë në rritje e infeksioneve të reja, i përkasin grupmoshave më të reja.

Fushata e shpejtë e vaksinimit në Izrael – deri më tani ka arritur të vaksinojë më shumë se 85 për qind të popullsisë së rritur -solli rënien e numrin e rasteve të reja, rreth 20 raste apo diçka më shumë në fillim të qershorit. Por më vonë gjatë atij muaji, rastet filluan të rriteshin duke shkuar në më shumë se 100 në ditë, shumica tek të rinjtë nën 16 vjeç.

Kjo gjë e nxiti qeverinë që të autorizojë përdorimin e vaksinave për të gjithë adoleshentët.

Profili i ri i rasteve me Covid-19 nuk është për t’u habitur, thotë Ran Baliser, epidemiolog në qendrën më të madhe të kujdesit shëndetësor në Izrael, Clalit Health Services, në Tel Aviv. Ai thekson mundësinë që valët pasuese të përhapjes së virusit në komunitet, mund të nxiten nga grupmoshat më të reja, sidomos në praninë e varianteve të reja, më të transmetueshme.

Një tendencë globale në rritje

Dhe kjo tendencë nuk është e kufizuar vetëm në Izrael. Në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, Covid-19 është “bërë një sëmundje e të pa vaksinuarve, të cilët janë kryesisht në moshë tëre” thotë Xhoshua Goldshtein, demograf në Universitetin e Kalifornisë.

Kjo lloj zhvendosje po ndodh në shumë vende që vaksinuan fillimisht të moshuarit, dhe qëtani po arrijnë nivele të larta të vaksinimit në popullatën e rritur. Dhe pason një rënie të hershme të moshës së të prekurve për shkak të masave të shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e Covid-19 midis njerëzve të moshuar,të cilët janë më të rrezikuar që të preken nga forma më të rënda, si ata që jetojnë në azile.

Ky ndryshim ka zhvendosur edhe fokusin e studimeve mbi transmetimin tek grupmoshat më të reja. Për të marrë vendime më të mira për politikat e shëndetit publik“po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të kuptohet frekuenca e sëmundjes midis fëmijëve dhe adoleshentëve”, thotë Karin Magnuson, epidemiologe në Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik në Oslo.

Magnuson e ka studiuar ndikimin që ka pasur Covid-19 tek fëmijët në sistemin e kujdesit shëndetësor norvegjez. Në një studim të botuar më5 qershor, ajo raportoi se ndonëse nuk kishin nevojë për një kujdes të specializuar, fëmijët kishin shpesh nevojë që të shkonin vazhdimisht tek mjeku deri në 6 muaj nga prekja nga Covid-19.

Baliser po studion përhapjen e virusit në familjet me shumë gjenerata në Izrael. Përtej vendimit për vaksinimin e fëmijëve, ndryshimi i modeleve të infeksionit nga Covid-19 ka nxitur gjithashtu diskutime në lidhje me shtrirjen e masave shëndetësore të tilla si mbajtja e maskave tek adoleshentët dhe fëmijët në Izrael, thotë ai.

Një rritje proporcionale jo absolute

“Ndërsa shumica e rasteve të reja po zhvendoset tek të rinjtë, argumentet për vaksinimin e adoleshentëve do të bëhen pak më bindëse”-thotë Nik Bandëll, epidemiolog në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Stokholm. Gjithsesi, rreziku i përgjithshëm i prekjes nga një formë e rëndë tek fëmijët mbetet i ulët, dhe në shumë vende që kanë vërejtur një rritje të përqindjes së rasteve tek grupmoshat më të reja, numri i përgjithshëm i rasteve ka rënë, thekson ai.

Ndërkohë studiuesit thonë se vendet duhet të marrin në konsideratë kontekstin global.

“A është vërtet më mirë të vaksinojmë fëmijët në vendet e pasura, sesa të moshuarit në vendet më pak të pasura,ku pandemia mund të ketë një ndikim shumë më të madh në jetën e njerëzve?”-thotë Xheni Levin, qëstudion dinamikën e sëmundjeve infektive në Universitetin Emori në Atlanta të shtetit të Xhorxhias, SHBA.

“Mua më duket e vështirë të imagjinoj një argument të vlefshëm për këtë qasje”- thekson ai. Edhe pse ndryshimi i moshës mesatare të të infektuarve në vendet me nivele të larta të vaksinimit është një fenomen interesant, ai mund të jetë jetëshkurtër, thonë disa studiues. Disa skenarë mund të zhvendosin sërish ekuilibrin aty ku ishte, thotë Henrik Salje, epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kembrixhit në Britani.

Shumë vende mund të fillojnë të vaksinojnë të rinjtë – siç po bën tashmë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – ose variantet e reja dhe rënia e imunitetit midis grupeve tek moshat më të vjetra, mund t’i bëjë ata të prekshëm, thotë ai. Covid-19 mund të bëhet ende një sëmundje e të rinjve, thotë Bandëll. “Por sesa i madh është ky problem, nuk është e thjeshtë t’i jepet një përgjigje”. / bota.al

Back to top button
Close
Close