HistoriMAIN

Arbëreshët dhe hebrenjtë

Hebrenjtë nuk ishin pushtues, vetëm me pushtuestit shqiptari është i egër!

Për shqiptarët hebrenjtë nuk ishin “të huaj”, ata ishin “Mysafir” sipas ligjit të vjetër tëshqiptarit ku: Shtëpia është e Zotit dhe e mikut!

Jo më tepër se rreth 7 km kilometra  prej Mongrassano-Cervicati, si dhe jo larg nga Spezzano Albanese, në mesin e katundeve arbëreshe në Kalabri,  gjendej një kamp përqëndrimi, Ferramonti me 4000 vende, më i madhi nga 15 kampet e përqendrimit për hebrenjtë e ndërtuar sipas ligjeve raciale të vitit 1938 në Itali prej Musolinit.  

«Hebrenjtë te cilët vinin nga e gjithë Evropa, ajka e shkencës dhe inteligjencës hebraike»- kujton shkrimtari dhe fotografi hebre dalmat, Luciano Morpurgo në librin e tij tësuksesshëm “Caccia all’uomo” i botuar në vitin 1946- ishte përqendruar në një duzinë baraka të mëdha prej druri, ndërtuar për bonifikimin” nga fashizmi në vitin 1940.

Brenda këtij  kampi, ndryshe nga kampet e tjera, ku trenat i përcillnin hebrenjtë drejt vdekjes, ata që zbritën nga ky tren ishin disi më me fat, sepse drejtimi i këtij treni nuk mbarti stacionin drejt furrave të djegies, por të shpëtimit.

Ndërtesa e Kampit prej vitit 2004 është kthyer në Muze.

Këta hebrenjë që u sistemuan në kampin e Ferramonti u mirëpritën nga populli arbëresh dhe kalabrez. Hebrenjëve të dëbuar dhe të internuarve, në këtë kamp iu lejua, liri dalje, Ata ngritën një infermieri me një farmaci të aneksuar ku Mjekëve hebrenj iu lejuan të praktikonin profesionin e tyre. Shpesh banorët e zonës përreth kampit vinin  dhe kuroheshin tek ata.

Kampi u kthye dhe si strukturë mësimi dhe edukimi. Ata ngritën  një shkollë, një kopsht, një mensë për fëmijë, një bibliotekë, një teatër dhe objekte kulti (dy sinagoga, një kishë katolike dhe një tjetër ortodokse greke ). Bashkimet dhe martesat mes të internuarve dhe banorëve nuk ishin të rralla. Gjatë asaj periudhe u lindën  21 fëmijë.

 biblotekën Masci, \Mashi në Santa Sofia të Epirit, (edhe ky një katund arbëresh), ruhet në brëndësi të saj  një pikturë, e cila nuk është thjeshtë një skicë, por përmban brënda saj një botë, shpirtra, e jetë njerëzish. Mbi këtë skicë është evidencuar fjala Falenderim ” Ringraziamento”. E gjithë përmbajtja i përkushtohet  një familje  arbëreshe, Familja Cardamone nga Santa Sofia.

Skica i ngjan një dipllome nderi,  e pikturuar me bojëra uji. Në të majtë të fletës, është një udhëtar me një mushkë që përshkon kodrat në një shtëpi. Përshkohet jeta e përditshme e tyre, Giovanni Cardamone  dhe familjes se tij qe i shpetoi jeten ketij hebreu,e mbajti në shtëpi deri në momentin e largimit të tij.  Ajo që i bashkon hebrenjtë dhe shqiptarët është dashuria për vendin, malli  për atdhe e për sakrificë ndaj idealeve për atdhedashuri!

Një sërë personalitete të jashtëzakonshme gjetën strehë kampin Ferramonti. Mund të përmendim:

Ernst Bernhard, mjek dhe psikiatër nga Berlini, i cili ishte një nxënës i rëndësishëm i Carl Gustav Jung në Cyrih, analist i personaliteteve të mëdha të kulturës italiane, me të cilët u bë mik dhe i besuar, si Federico Fellini, Natalia Ginzburg, Giorgio Manganelli dhe Cristina Campo;

Imi Lichtenfeld, hebre hungarez, asokohe shtetas izraelit, i cili hyri në histori si ekspert i arteve marciale dhe shpikës i metodës së famshme luftarake dhe vetëmbrojtëse të quajtur Krav Maga, e praktikuar sot nga agjentët e Mossad-it dhe trupat e zgjedhura izraelite;

Moris Ergas, një hebre grek që pas çlirimit u bë një nga producentët më të rëndësishëm të filmit të kinematografisë italiane në vitet 1960, duke e lidhur emrin e tij me atë të kryeveprave të Rosselinit, Pasolini dhe De Sica;

David Mel, i cili punoi si kuzhinier gjatë ndalimit të tij në Ferramonti, por më vonë u bë një shkencëtar i cili u nominua disa herë për çmimin Nobel për mjekësi, zbuluesi i vaksinës për dizenteri;

Richard Dattner, një hebre i ri polak i internuar me familjen e tij në Ferramonti, i cili emigroi në SHBA dhe u bë një nga arkitektët më të rëndësishëm dhe më të famshëm amerikanë pas luftës;

Oscar Klein, një hebre i ri austriak i burgosur me familjen e tij në Ferramonti, ku me sa duket mësoi bazat e xhazit, dhe i cili më vonë u bë një kompozitor dhe interpretues ifamshëm i muzikës sëing dhe Dixieland;

Menachem Shelah, një ebre dalmat i cili më vonë emigroi në Izrael ku u bë një historian dhe studiues i rëndësishëm i Shoas;

Michel Fingesten, një hebre italo-austriak që studioi në Vjenë së bashku me mikun e tij Oskar Kokoschka, duke u bërë nga ana tjetër një nga artistët dhe gdhendësit më të rëndësishëm të shekullit të shkuar, i famshëm për ish-libris për veprat e tij grafike të ekspozuara në muzetë në mbarë botën. – i internuar në Ferramonti, ngriti një shkollë arti për të burgosurit e kampit. Fatkeqësisht, Fingesten vdiq disa ditë pas lirimit të tij për shkak të një infeksioni të marrë në robëri. Ai prehet në varrezat e vogla të Cerisanos, pranë Kozencës.

Gustav Brenner, një hebre austriak, i cili e shndërroi vuajtjen dhe heqjen e lirisë në Ferramonti në një zgjedhje jete që e çoi atë të vendosej në Cozenza, ku pas luftës ai themeloi një botim. shtëpia e kulturës e specializuar për vepra të lashta dhe të rralla të ribotuara në botime anastatike është aktive edhe sot.

Shqiptat dhe Hebrenjtë

Kur fqinjët  tanë si Bullgaria, e cila  aplikoi ligjin antisemit, apo Serbia që ishte rajoni i parë evropian ku Holokausti u zbatua në mënyrë radikale, sistematike dhe të plotë, në Shqipëri për arsye të forta e të brëndëshme nuk u lejua aplikimi i këtij ligji .

Senatori amerikan me origjinë arbëreshe, Joesef Dioguardi së bashku me kongresmenin Tom Lantos, hebre/hungarez, i mbijetuar i Holokaustit, në një vizitë në Shqipëri në vitin 1990, duke ditur mbi rolin e shkëlqyer të shqiptarëve mbi hebrenjtë, nëpërmjet një leje të posaçme nga Ramiz Alia, kërkuan të bënin hulumtime e kërkime në arkivën e shtetit mbi aktet për konstatimin e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri.

Dokumentet u nisën për në Izrael të cilat u ekzaminuan nga Yad Vashem i cili i konsideroi të vlefshme dhe ato ishin një minierë mbi shpërtimin e hebrenjëve nga shqiptarët e Mitrovicës, Preizërenit, Pejës, Deçanit, Gjakovës, Fierit, Gjirokastrës, Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Burrelit, Korçës, Delvinës etj  .

Nga aktet mësojmë midis të tjersh se një regjiment prej katër burrash të udhëhequr nga Mehdi Frashëri në atë kohë Kryeministër; iu kërkua lista e hebrenjve që banonin në Shqipëri, por qeveria nuk pranoi, dhe përkundrazi i ndihmoi hebrenjtë duke i furnizuar me dokumente false, pashaporta dhe duke i bërë ata të ndiheshin qytetar të barabart sishqiptar. Në ato vite asnjë ligj zyratar nuk u mor për ta si për dorëzimin e tyre ashtu edhe për vjedhjen e pasurisë së tyre.

Deshmia e Irene Grunbaum, e cila gjithashtu shpëtoi nga vdekja

Në librin Autobiografia e Irene Grunbaum, përkthyer dhe redaktuar nga Katherine Morris lexohet:

Lamtumirë Shqipëri. Më ke dhënë aq shumë, mikpritje, strehim, miq dhe aventura. Lamtumirë shqiptarë, një ditë do t’i tregoj botës se sa të mirë janë, pa frikë, të fortë dhe besnikë bijtë tuaj, sa vdekja dhe djalli nuk mund t’i frikësojnë ata. Nëse është e nevojshme, ata do humbasin dhe jetën e tyre për tju mbrojtur ju. Portat e vendit tuaj të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. Sytë e tu mbyllen kur është e nevojshme me mosbindje, kur është për t’u dhënë njerëzve të persekutuar të varfër një tjetër shans për të mbijetuar në një ngaluftërat më të tmerrshme.

Shqipëri, ne mbijetuam për shkak të humanizmit tuaj. Ju falënderojmë.

Ornela Radovicka

Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci

Frasnito\Frascineto \ Calabri

Back to top button