Histori

Dashnorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve

Sa gra kishte mbreti Solomon? Cila është nimfomania më e madhe e të gjitha kohëve? Cila ishte motoja e Kazanovës? Si e “shëronte” veten mbretëresha Katarina?

MBRETI SOLOMON (974-937, p.e.s)

Solomoni, sipas Dhiatës së Vjetër ishte mbreti i tretë i Izraelit, djali i mbretit të famshëm David. Mbreti Solomon shquhej për mençuri të madhe dhe aftësi udhëheqjeje, sidomos pas aleancave që kishte krijuar me egjiptianët dhe fenikasit. Shumë proverba të mëvonshme biblike i kushtohen pikërisht emrit të tij.
Gjatë 40 viteve të sundimit të tij mbi Izraelin, Solomoni ka pasur 700 gra dhe afro 200 dashnore. Pjesën më të madhe të martesave Solomoni e ka bërë për shkak të interesave politike. Në mesin e grave të tija ishin edhe disa prej bukurosheve më të mëdha të asaj kohe.

KLEOPATRA (68-30, p.e.s)

Kleopatra ishte maqedonase dhe anëtarja e fundit e dinastisë mbretërore maqedonase që ka sunduar Egjiptin prej vitit 323 p.e.s. deri me aneksimin e Egjiptin nga Roma në vitin 31 p.e.s.

Kleopatra trashëgon babanë e saj Ptolemeun XII dhe me vëllain e saj Ptolemeu XIII sundon Egjiptin në vitet 51-49 p.e.s. derisa i vëllai nuk e largon nga vendi. Riemërimi i saj mbretëreshë e Egjiptit në vitin 48 p.e.s. nga Jul Cezari, ishte shkaktar i luftës me Ptolemeun XIII. Ptolemeu XIII humb luftën dhe vritet nga Kleopatra. Vëllai i vogël, Ptolemeu XIV, emërohet mbret i Egjiptit dhe sipas traditave të faraonëve detyrohet të martohet me Kleopatrën, ndonëse ajo jetonte me Cezarin dhe kishte një djalë me të, Ptolemun XV, të njohur si Cezareon (Cezareoni do të vritet më vonë vritet nga Oktavian Augusti).

Pas vrasjes së Cezarit më 44 p.e.s. Kleopatra shoqërohet nga Mark Antoni, një prej ushtarakëve më të lartë të Perandorisë romake, me të cilin do t’i ketë tre djem. Në vitin 32 p.e.s. Mark Antoni shkurorëzohet nga gruaja e tij Oktavia, motra e Oktavian Augustit, gjë që e shtyri Senatin romak t’i shpallte luftë Egjiptit. Pas disfatës së Egjiptit, Kleopatra dhe Mark Antoni bëjnë vetëvrasje.

Kleopatra edhe pse nuk ishte e bukur, konsiderohet si femra më tërheqëse e të gjitha kohëve. Në moshën 12-vjeçare ajo kishte dashnorin e parë dhe prej atëherë seksin e shfrytëzonte si burim të pushtetit, por edhe të kënaqësisë. Për Kleopatrën thuhet se ka ndërtuar një tempull, në të cilin dhjetëra robër detyroheshin të përdornin afrodiziak për të qenë gjithnjë në disponomin e saj. Me këta robër ajo ushtronte fshehtësitë erotike, të cilat ia kishte mësuar një prostitutë e Aleksandrisë.

PERANDORESHA TEODORA (508-548)

Teodora ishte perandore e Bizantit prej vitit 527. Në fillim ajo ishte dashnore e perandorit Justinian, para se të martohej me të në vitin 525. Teodora kishte reputacionin e gruas zemërmirë, guximtare dhe luftëtare për të drejtat e femrave. Justiniani e konsultonte atë në të gjitha çështjet e shtetërore.

Për Teodorën, ish-aktoren e Konstantinopolit, është ndërruar ligji romak që ndalonte martesat e senatorëve me aktore. Teodora ishte e mençur dhe e bukur. Posa martohet me Justinianin, ajo nis reformat dhe propagandon vlerat morale. Por, të njëjtën kohë për vete ende mban statusin e “mbrojtëses së femrave të pandershme”. Në Romë ajo sillej pothuajse lakuriq dhe natën e kalonte me dhjetëra aristokratë. Ndërsa, në Konstantinopol ajo më shumë preferonte ta kalonte natën me robër.

MBRETËRESHA ZINGUA (shek. XVII)

Mbretëresha e Angolës thuhet të ketë qenë nimfomanja më e egër që është hasur vetëm në mitet e amazonave. Dashnorët ajo i ka sakatuar, duke thënë se ata si të tillë janë më atraktivë. Mbretëresha ZIngua ka pasur një tempull, ku meshkujt luftonin deri në vdekje. Fitimtari natën e kalonte me zë, ndërsa të nesërmen vritej. Ajo ishte shumë xheloze, sa që thuhet se vriste edhe gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Këto sjellje të saja kanë marrë fund në moshën 77- vjeçare, kur ZIngua pranon krishterimin.

KAZANOVA (1725-1798)

Kazanova (Giacomo Girolamo Casanova) ishte aventurist italian, spiun, violinist, librar dhe në bazë të memoareve të tij të publikuara në vitet 1826-38, por në tërësi tek në vitet 1960-61, ishte një prej dashnorëve më të mëdhenj të kohës së tij. Prej vitit 1774 ai ishte spiun në shërbimin policor të Venedikut. Ca shpifje për të në vitin 1782 i sollën atij telashe dhe pas zhvendosjeve të shumta, në vitin 1785 emërohet librar në pallatin e Dukës së Bohemisë, ku edhe shkruan memoaret e tij.

Për Kazanovën dihen shumë të dhëna, por ato nuk janë komplete. Sipas memoareve të tij ai ka fjetur me mijëra femra, por vetëm 116 prej tyre i ka identifikuar. Jeta e këtij italiani vërtet ishte e çuditshme. Thuhet se “specialitet” i tij ishin vajzat e shokëve më të ngushtë, por edhe gratë e tyre, e ndonjëherë të dyja bashkë. Motoja e Kazanovës ishte: “Ushqimi më i dashur janë femrat”.

MBRETËRESHA KATARINA E MADHE (1729-1796)

Katarina ishte mbretëreshë ruse prej vitit 1762. Ajo ishte vajza e princit gjerman të Anhalt-Zerbsit. Në vitin 1745 Katarina martohet me dukën rus Petrin, jetën politike të të cilit ajo e udhëhiqte. Gjashtë muaj pasi burri i saj bëhet Car Petri III, më 1762, vritet dhe sundimin mbi shtetin e merr Katarina. Vrasjen e Petrit dyshohet ta ketë bërë Katarina. Gjatë sundimit të Katarinës, Rusia është përforcuar ushtarakisht dhe ka zgjeruar shtrirjen territoriale.

Jeta private e Katarinës, aferat e saj të shumta të dashurisë, ishin të njohura në Evropë. Por, përveç Grigori Potemkinit, ajo asnjë dashnori tjetër nuk i ka lejuar të përzihet në politikën shtetërore.

Katarina ka vuajtur nga pagjumësia dhe për ta mundur këtë sëmundje thuhet se brenda ditës gjashtë herë ka bërë marrëdhënie seksuale. “Ilaçi më i mirë është seksi”, thoshte ajo.

Katarina zyrtarisht kishte 21 dashnorë, mirëpo numri i përgjithshëm i tyre thuhej se ishte diku rreth 80.

MARKIZ DE SAD (1740-1814)

De Sadi (Marquis de Sade) ishte shkrimtar i njohur francez. Jeta e Grofit Alphonse Françoi (i cili kërkonte ta quanin Markiz) ishte përplot skandale dhe perversione. Është bërë i njohur me aferën Roza Keller (ku torturon një prostitutkë pariziene), ndërsa dënohet me vdekje për pjesëmarrje në Skandalin e Marsejës (orgji ku kishte tortura, marrëdhënie homoseksuale dhe madje helmime të pjesëmarrësve). Markizi të gjitha sfidat i ka tejkaluar, falë amnistive të mbretit.

Ai ka botuar shumë libra, në mesin e të cilëve edhe veprën “120 ditët e Sodomos”. Këtu ai përshkruan 600 variacione të ndryshme të shprehjes së instinkteve seksuale. Të gjitha veprat e tij, dramat dhe novelat, kishin të bënin me praktikat seksuale, përfshirë këtu edhe sadizëm. 11 vitet e fundit të jetës Markizi i kaluar në çmenduri.

ZONJA DIBOA (shek. XVIII)

“Dashuria e saj për ari është e njëjtë vetëm me epshin e saj”, ka thënë për të një kronik i kohës. Aktorja e njohur e asaj kohe ia ka arritur qëllimit që ta bëjë një katalog me emrat e dashnorëve të saj. Sa është i madh ai katalog, e dëshmon numri i dashnorëve të saj, jo më i vogël se 16,525. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close