Magazine

Është gënjeshtër, por e besojmë. Si po na “përmbyt” vërshimi i lajmeve të rreme

Në Facebook qarkullojnë shumë lajme të rreme, të cilat jo gjithmonë mund të kuptohen menjëherë. Kështu ato shpërndahen, duke u bërë më të besueshme. Po kush i shpik këto gënjeshtra? Dhe pse u besojmë atyre?

Stiven Spilberg pozon i kënaqur para trupit të pajetë të një tiranosauri tribrirësh. Fotoja hidhet në Facebook nga humoristi Xhej Branskomb që shkruan: “Një imazh dramatik, gjuetari pozon i lumtur para një tribrirëshi të sapo-vrarë!”. Në më pak se 24 orë fotoja merr 30 mijë share, dhe 10 mijë komente. Pjesa më e madhe e reagimeve ishin: Vrasës i pashpirt! Turp! Të vrasësh një kafshë të pambrojtur! Nuk do të shoh më kurrë filmat tuaj, vrasës kafshësh!”.

Mijëra njerëz besuan vërtetë se Stiven Spilberg kishte vrarë një tribrirësh, dhe se kishte pozuar në mënyrë triumfale para kafshës së ngordhur, duke shpërfillur konceptet më elementare të evolucionit: Tribrirëshi është zhdukur rreth 65 milionë vjet më parë. E vërteta është se regjizori kishte pozuar përballë një kopjeje të kafshës prehistorike, në kohën e xhirimit të filmit “Jurassic Park” (1993). Pra një gënjeshtër e bukur. E pamundur të besohet mund të thoni ju: e megjithatë çdo ditë truri ynë vihet në provë nga përhapja e lajmeve, të cilat mund të duken si të vërteta. Mjafton shumë pak për të rënë …

[real3dflipbook id=”1416″]


Lexoni edhe:

https://www.bota.al/2016/12/si-te-zbuloni-lajmet-e-rreme-ne-internet/

Leave a Reply

Back to top button