Psikologji

“Është zgjedhje e kujtdo ta jetojë jetën si të dojë”. Mesazhi i Sarah Jessica Parker për plakjen.

““Tepër e vjetër”; “një frut i tharë”; “lëkurë e rrudhosur”. Duket sikur njerëzit nuk duan të na shohin të ndihemi mirë me veten tonë. Preferojnë që ne të vuajmë pak atë që jemi sot, qoftë nëse ne vendosim të plakemi në mënyrë natyrale, apo të provojmë të bëjmë diçka për t’u ndjerë mirë. Nëse e lë veten të plakesh natyralisht, njerëzit të gjykojnë si të dalë mode, si dikush që nuk di të mbajë veten dhe të vendosin gjithë cilësimet e mësipërme.

Nëse bën diçka për ta penguar procesin natyral të plakjes, të gjykojnë si të ekzagjeruar. Pra, në secilin nga të dy rastet, njerëzit e gjejnë mënyrën për të të paragjykuar. Është e kotë të mendohesh se çfarë të bësh, bëj atë që ndjen. Unë kam vendosur të plakem me dinjitet, edhe pse më kanë thënë fjalë nga më të ndryshmet. Ama nuk jam as kundër dikujt që për t’u ndjerë mirë, vendos të bëjë ndërhyrje për t’u dukur më e re dhe më pak e moshuar. Është zgjedhje e kujtdo ta jetojë jetën si të dojë. Ka kaq shumë fjalë rreth nesh dhe të mendosh që për një mashkull nuk thuhen asnjëherë fjalë të tilla. Është për të ardhur keq që ende ka pabarazi të tilla. Niveli i mendësisë ka mbetur ende shumë pas në kohë…

Unë e di kush jam dhe nuk më nevojiten paragjykimet e të tjerëve për të ndryshuar. Dikur fjalët e të tjerëve kanë ndikuar shumë tek unë, tashmë jo. Kam plot zgjedhje dhe vendime të tjera për të marrë në jetë, saqë fjalë të tilla nuk më bëjnë më përshtypje. Kam kaq shumë gjëra të tjera me rëndësi në jetë, saqë këto më duken thjesht detaje pak të rëndësishme. Të njëjtën këshillë u jap dhe gjithë femrave anembanë botës. Mos i merrni shumë për bazë fjalët e të tjerëve për pamjen tuaj, bëni atë që ndjeni si gjënë e duhur. E rëndësishme është të ndjeheni të lumtura me veten, të tjerat janë thjesht detaje”.

Back to top button