Your Life

“Fëmijëria ime ka qenë e mrekullueshme. Nuk jam rritur në një vilë, ama gjithsesi ia kemi dalë mbanë”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të këngëtares tashmë me famë botërore, Rita Ora.

“Bukuria e vërtetë është të dish se kush je dhe të besosh tek vetja. Njerëzit e lumtur i dinë qëllimet e tyre në jetë, kanë guximin të luftojnë për to dhe fuqinë për të vazhduar përpara”.

“Mos i lejo njerëzit negativë të sigurojnë hapësirë me qera në mendjen tënde. Rrite çmimin e qerasë dhe largoji ata nga mendja”.

“Mjaft prite për konfirmime. Bëj çfarë dëshiron dhe fillo të jetosh jetën tënde”.

“Ndonjëherë ëndrrat mund të shndërrohen në realitet”.

“Të dashur persona që më urreni, asgjë nga ato që thoni apo bëni, nuk ia vlen aq shumë sa të shpenzoj kohën time duke u menduar për to”.

“Fëmijëria ime ka qenë e mrekullueshme. Familja ime ka qenë e mrekullueshme. Nuk jam rritur në një vilë, ama gjithsesi ia kemi dalë mbanë”.

“Për mua nuk ka rëndësi kush je, apo nga vjen. Nëse je një person i mirë, ke për të pasur mbështetjen time”.

“Kur koha jote të vijë, duhet ta kapësh atë me të dyja duart”.

“Jam tepër e frikësuar nga dështimet, sidomos nga zhgënjimet e personave të dashur…”

“Më pëlqejnë shumë ta ndaj jetën time me ndjekësit e mi. Për fat të mirë, ata më ndjekin sepse duan të dinë gjithçka për mua. Kjo gjë është një formë e të lidhurit me fansat që nuk ishte e mundur disa vite më parë”.

Back to top button