Psikologji

“Fillo ta pranosh veten siç je, është hapi i parë i dashurisë për veten”

“Mjaft kërkove perfeksionin tek vetja. Mjaft u mundove tëndryshosh atë që je. Mjaft mendove se nuk je e mjaftueshme. Se nuk je mjaftueshëm e bukur; mjaftueshëm e rëndësishme; e mjaftueshme për dikë. Mjaft mendove se ke diçka të gabuar tek vetja. Mjaft u krahasove vazhdimisht me të tjerët. Mjaft e pyete veten se çfarë nuk po shkon tek ty.

Fillo ta pranosh veten siç je, është hapi i parë i dashurisë për veten. Bëj paqe me trupin tënd. Bëj paqe me karakterin tënd. Jepi vlera shpirtit tënd. Rrethoje veten me ata që të plotësojnë, jo me ata që duan të përfitojnë nga ty. Binde veten për sa vlen dhe mos e lejo askënd të heqë diçka nga vlerat e tua. Mos e lejo shoqërinë, apo të tjerët të thonë se sa normale je, se sa në rregull je. Ti je person me vlera dhe pikërisht këtë gjë duhet ta kujtosh më shpesh. Vetëdija për vlerat e tua është hapi i dytë për ta dashuruar veten, pasi ke pranuar se kush je. Hapi i tretë është tëmos e vrasësh mendjen për asnjë dhe asgjë tjetër”. – N. Paolizzi

Problemi më i madh që kemi me veten, është fakti që e vrasim shumë mendjen për opinionet e të tjeërve. Ne mendojmë se fjalët që thonë për ne, tregojnë realisht se kush jemi, kur nuk është absolutisht e vërtetë diçka e tillë. Ne jemi opinioni që kemi për veten tonë dhe vlejmë shumë. Nuk kemi pse u japim rëndësi të tjerëve për të na vlerësuar, pasi gjithmonë do të ekzistojnënjerëz që nuk mendojnë pozitivisht për ne. Ama kjo nuk duhet tëjetë një pengesë për të ecur përpara me pozitivitet dhe dashuri për veten.

Back to top button