Histori

Gënjeshtrat më të mëdha të historisë: Kali i Trojës

Sipas legjendës, kur ishte i ri, George Washington preu një pemë qershie duke thirrur: “Unë nuk mund të gënjej dot”. Kjo histori është në fakt një dëshmi se sa shumë respekt kanë amerikanët për presidentin e tyre të parë dhe ndershmërinë në përgjithësi. Fatkeqësisht, në analet e historisë mund të gjejmë 10 gënjeshtarë e të pandershëm, për cdo hero si Washingtoni.

Thuhet se e vërteta të cliron. Por për shumëkënd, mashtrimi përmban celësin drejt parasë, famës, hakmarrjes apo pushtetit, dhe të gjithë këto janë shumë tunduese. Gjatë historisë, kjo gjë ka rezultuar në rrengje të qëllimshëm, shkelje ligji dhe mashtrime që kanë patur efekte të mëdhenj.

Po fillojmë sot me botimin e disa prej gënjeshtrave më kolosale dhe të rëndësishme në histori. Ndonëse kjo listë nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse, jemi përpjekur të përfshijmë një shumëllojshmëri gënjeshtrash që kanë influencuar politikën, shkencën dhe madje edhe artin. Si rezultat i tyre, janë humbur jetë njerëzish, janë shkatërruar kursimet e një jete, janë penguar kërkime shkencorë legjitimë, dhe mbi të gjitha është tronditur besimi tek njeriu.

KALI I TROJES

Nëse në dashuri dhe në luftë gjithcka është e drejtë, atëherë kjo mund të jetë më e falshmja nga të gjithë gënjeshtrat. Kur trojani Paris rrëmbeu Helenën, bashkëshorten e mbretit spartan, shpërtheu lufta. Kishte 10 vite që vazhdonte, përpara se trojanët të besonin se më në fund do të ishin në gjendje të mposhtnin grekët. Por as nuk e dinin që grekët kishin një tjetër as nën mëngë.

Në një lëvizje gjeniale, grekët ndërtuan një kalë të madh të drunjtë, në barkun e të cilit mund të fshiheshin ushtarë grekë. Pasi grekët bindën armiqtë e tyre se kjo strukturë ishte një dhuratë paqeje, trojanët e pranuan me kënaqësi dhe e futën kalin në qytet. Atë natë, teksa trojanët ishin në gjumë, grekët e fshehur brenda dolën dhe hapën dyert e qytetit. Më pas, vazhduan me vrasje dhe i mundën përfundimisht trojanët.

Nuk ka dyshim që është një prej dredhive më të mëdha dhe të suksesshme të historisë. Domethënë, nëse është e vërtetë. Homeri e përmend tek “Iliada”, dhe Virgjili ekstrapolon nga kjo histori tek “Eneida”. Provat tregojnë që vetë Troja ka ekzistuar, duke i dhënë një farë vlefshmërie rrëfimit të Homerit, dhe studiuesit kanë investiguar prej kohësh se sa të vërtetë janë historikisht këto detaje. Një teori për Kalin e Trojës vjen prej historianit Michael Wood, i cili ka thënë se ka qenë vetëm një gurhedhëse në formë kali që ishte infiltruar në qytet. Sido që të jetë, historia ka fituar një vend të përhershëm në imagjinatën perëndimore, si një paralajmërim që, duhet të bësh kujdes nga armiqtë që ofrojnë dhurata. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button