Enciklopedike

Historitë intriguese të simboleve: Shenja e dollarit amerikan

Screen Shot 2016-06-30 at 14.19.38

Ajo që njihet pothuajse universalisht si shenja e dollarit, ka qenë në të vërtetë një shenjë për peson. Dominimi i minierave të xeherorëve në Amerikën Qendrore dhe Jugore bëri të mundur që “peso de ocho” spanjolle, të shndërrohej në një monedhë të vërtetë ndërkombëtare. Ajo zëvendësoi monedhat e vjetra Bohemiane Thaler për nga popullariteti, edhe pse ajo monedhë ndikoi në zhvillimin e fjalëve të tjera gjermanike për monedhat e rënda të argjendit, të tilla si “Talerin” slloven, daalderin holandez, si dhe fjalën anglisht “dollar”

Megjithatë, pesoja spanjolle ishte ajo që përfundoi e miratuar për tregtinë në Evropë, Amerikë dhe Lindjen e Largme. Tregtarët zëvendësuan fjalën “pesos” me shkurtesën “Ps”, gërmat e të cilës më vonë u mbivendosën tek njëra-tjetra. Deri në vitet 1770, forma e vjetër stenografike e shkurtimit “PS”, nisi të shkruhej si “$”. Ajo u u miratua më pas nga Shtetet e Bashkuara, që të simbolizonte monedhën e vet.

Ka një numër teorish të tjera në lidhje me origjinën e shenjës së dollarit. Ayn Rand pretendonte se kjo ishte një mbivendosje e shkronjave “U” dhe “S”, dhe ishte gjithashtu një simbol për kombin, një ekonomi të lirë, dhe një mendje të lirë. Të tjerë thonë se ajo është e lidhur me monogram e përdorur nga minierat e pasura të argjendit Potosi, “PTSI”. Të tjerë thonë se është e lidhur me simbolin portugez cifrão, shilingën britanike, apo me fjalët spanjolle për “slave” (rob) dhe “gozhdë” (nail). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button