BotaMAIN

Luftanije, nëndetëse, avionë: Ja si AMERIKA po përgatitet për luftë

“Mount witney” u nis drejt lindjes. Nisja e kësaj anije të ngadaltë amerikane vlen më shumë se aeroplanmbajtëset. Dhe i dërgon botës një mesazh të qartë: Amerika do t’i ketë duart e lira në krizën e sotme në Lindjen e Mesme.

“Mount Witney” është si një shtab lundrues. Eshtë në gjendje të udhëheqë e vetme një konflikt të tërë. Ka ndodhur tashmë në 2011, kur e gjendur përballë kundërshtimeve të qeverisë Berlusconi, ajo hyri në ujëra ndërkombëtare dhe drejtoi sulmet e parë në Libi.

Ajo që SHBA po bën në ujërat e Mesdheut tregon shqetësimin për atë që mund të ndodhë në orët e ardhshme. Nuk ka patur kurrë një skenar kaq të pasigurt, të mbushur me fronte të nxehtë dhe rreziqe pa fund për zgjerimin e luftës.

Brenda pak ditësh, pranë brigjeve të Qipros do të vendosen 2 aeroplanmbajtëse, 2 kryqëzorë, 6 avionë gjuajtës, 1 task force e marinsave. Nga Skocia po vjen me nxitim një nëndetëse shumë speciale, “USS Florida” me 154 raketa Tomahawk”. Godasin deri 1000 km largësi.

Disa skuadrone avionës gjuajtës janë vendosur në disa aeroporte të gadishullit arabik, dhe një grup i gatshëm zbarkimi gjendet në kufijtë e Gjirit. Armata e Bidenit do të ketë në dispozicion dhjetëra luftanije, 200 avionë luftarakë, 5000 marinsa me mjete amfibe.

Ky demonstrim force ka mbi të gjitha qëllim parandalues. T’i tregojë Iranit pasojat e mundshme shkatërrimtare, në rast se fut hundët. Por edhe Hezbollahut, protagonist i përplasjeve në rritje në veri të Izraelit.

Jo më kot në Lindjen e Mesme janë dyfishuar avionët A-10, që shërbejnë për misione në lartësi të ulëta dhe kanë dhënë provat në betejat në Siri kundër Wagner-it rus.

Kryqëzorët në Mesdheun Lindor disponojnë raketat SM-6, të projektuara për të ndalur raketa balistike edhe 350 km larg. Izraeli është totalisht nën kupolën e Marinës Amerikane. / bota.al

Back to top button