Magazine

“Mendimet e një 16 vjeçari”. Padyshim do t’ju lënë pa fjalë…

“Në moshën 16 vjeçare isha anarkist. Në moshën 16 vjeçare nuk kupton asgjë. Nuk e kupton se si funksionon bota. Frekuentoja një rreth të vogël njerëzish në zemër të Milanos. Quhej “Lëvizja Socialiste e Lirisë”. Më i gjatë ishte emri, se sa numri i njerëzve që bënin pjesë në të. Ishim gjithsej katër anëtarë. Njëkopshtar, një shitës gomash, si dhe ishim ne. Tani nuk ka mbetur asgjë, blloku i vjetër popullor ështëprishur, ka një godinë moderne. Shumë më të bukur.

Në moshën 16 vjeçare mendoja se lufta ishte një krim i qeverive dhe i gjeneralëve kundër popujve. Nëmoshën 16 vjeçare mendoja se lufta ishte vetëm për të shkatërruar qytete, për të frikësuar fëmijët, për t’i bërë njerëzit të jetojnë si minjtë dhe për të pasuruar spekulatorët dhe prodhuesit e armëve.

Në moshën 16 vjeçare mendoja se nacionalizmi ishte një krim kundër paqes dhe lirisë. Mendoja se koncepti i “kombit” dhe retorika e “atdheut” do të pushtoheshin shumë shpejt nga vëllazërimi i popujve. Mendoja se popujt nuk ishin qindra fise të zemëruara, por një njerëzim i tërë.

Në moshën 16 vjeçare mendoja se kufijtë nuk kishin kuptim. Mendoja se ata si Vladimir Putini që futi kundërshtarët në burg, quheshin tiranë. Nuk ka nevojë të presësh që dikush si Putin të fillojë një luftë, për të kuptuar se ai është një tiran.

Në moshën 16 vjeçare, nëse do të më kishin thënë se “Traktati i Varshavës” do të zhdukej në ajër, do tëkisha menduar: “Mirë, tani bota do të shkojë drejt çarmatimit”. Me largimin e armikut, fillon koha e paqes. Arsenalët do të çmontohen.

Në moshën  16 vjeçare mendoja se priftërinjtë dhe papët që bekonin armët, ishin kriminelë. Dhe mendoja se priftërinjtë që mallkonin luftën, si Françeskum ishin babai dhe vëllai im. Në moshën 16 vjeçare, mendoja se të gjitha bazat ushtarake, raketat, bombat, minat, tanket ishin një krim. Mendoja se prodhuesit e armëve ishin kriminelë.

Në moshën 16 vjeçare mendoja se të këndoje këngët e Bob Dylan dhe De Andre’, si dhe të mësoje katër nota në kitarë, mjaftonin të ndryshoje botën. Mendoja se paqja ishte shumë më e fortë se lufta. Kisha flokë të gjatë dhe isha i bindur se thënia“Bëni dashuri, jo luftë”, nuk ishte një klishe, por një program i vërtet dhe i mirëfilltë politik.

Në moshën 16 vjeçare nuk kuptoja dhe nuk dija asgjë. Duke u rritur, si gjithë të tjerët, mësova të bëja llogaritë me jetën dhe me realitetin. Por herë pas here më vjen dyshimi se, në moshën 16 vjeçare, kam menduar shumë më mirë se tani”. – Michele Serra

Back to top button