Covid19 AnalizaMAIN

Mësimet që duhet të nxjerrim nga shpërndarja e vaksinave anti-Covid

Nga Michael Spence

Në këtë pikë të pandemisë së Covid-19, pyetja kryesore është nëse prodhimi i vaksinave mund të rritet aq shpejt sa të lejojë vaksinimin e shpejtë shumicës së njerëzve. Por e nënkuptuar në këtë pyetje është një pyetje tjetër:Nëse është e përshtatshme dhe në cilat rrethana, të pezullohen të drejtat e pronësisë intelektuale vendase dhe ndërkombëtare.

Kjo çështje po diskutohet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), tani që administrata e presidentit të SHBA-së Xho Bajden ka dalë çuditërisht në mbështetje të heqjes dorë nga e drejtat e pronësisë për vaksinat kundër koronavirusit, duke shkaktuar një përçarje midis qeverive perëndimore.

Shumica e tyre bien dakord se nëse ka ndonjë grup kushtesh justifikon heqjen dorë nga kjo e drejtë, pandemia aktuale me siguri që i plotëson ato. Miliona jetë të kërcënuara nga virusi, duhet të shkaktojnë një ndjenjë të përbashkët të njerëzimit.

Dhe vaksinimi është një e mirë publike, sepse siguria e gjithsecilit varet në fund të fundit nga ajo e gjithë të tjerëve. Në disa raste, qeveritë kanë bashkë-investuar me kompani të ndryshme në zhvillimin e vaksinave, duke e forcuar kësisoj edhe kauzën e licencimit të detyrueshëm.

Por çfarëdo lloj gjëje që mund të bëjmë për ta siguruar këtë, kjo nuk duhet të sjellë pasoja të pafavorshme apo të padëshiruara,të cilat mund të dëmtojnë përgjigjet tona ndaj krizave të ardhshme të këtij lloji. Ne duhet ta fillojmë me një pyetje themelore:A do të heqin dorë kompanitë nga të drejtat e pronësisë intelektuale, apo thjesht do të lejojnë licencimin e detyrueshëm, sipas të cilit kompania ruan të drejtat e saj për të fituar prej tyre?

Nga të dyja rrugët, licencimi i detyrueshëm është më i preferueshëm. Duke e pranuar që zhvilluesi i një vaksine ka të drejtën e kthimit të investimit të tij, kjo do të minimizonte efektin e kundërt në stimujt e ardhshëm. Sigurisht, një variabël i rëndësishëm, është që ajo tëlicencohet.

Flasim për vetë përbërjen kimike të ilaçit, apo nëse licenca shtrihet në të gjithë teknologjinë e ngulitur në një proces prodhimi? Rritja e prodhimit global të vaksinës, do t’i kërkonte me siguri të dyja. Por, për shkak se teknologjia e prodhimit nuk është domosdoshmërisht specifike për ilaçet, licencimi i detyrueshëm mund të ndikojë në këtë rast në prodhimin e barnave të tjera, duke ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë dhe shkallën e kthimit të investimit.

Për më tepër, transferimi i teknologjisë së prodhimit nuk është gjithmonë i lehtë. Kapaciteti prodhues është një tjetër variabël i rëndësishëm. Sa kapacitete ka tani, dhe sa më shumë të tjera do të duhet që të ndërtohen shpejt, për të siguruar një prodhim me cilësi të lartë në rast se transferohet pronësia intelektuale?

Cilado qoftë përgjigja e saktë, problemi është se edhe nëse zgjidhet çështja e pronësisë intelektuale, prodhimi dhe shpërndarja do të mbeten kufizime të detyrueshme, së bashku me një ndryshore të tretë kryesore që është: çmimi.

Në përgjithësi, ekspertët dhe politikë-bërësit e shëndetit publike kanë kundërshtuar përdorimin e kësaj të drejte për vaksinimin anti-Covid,pasi do të binte ndesh me objektivin e imunizimit të të gjithëve. Gjithsesi, në kontekstin aktual, klientët që blejnë vaksinat janë kryesisht qeveri apo institucione shumëpalëshe, gjë që do të thotë se duhet të përcaktohen të paktën dy çmime.

I pari është honorari i mandatuar që u paguhet prodhuesve origjinalë, pra me sa duket kompanive që e licencojnë të drejtën e pronësisë. Pastaj është çmimi i paguar nga qeveritë për ata që janë licencuar, të cilët mund të jenë kompani vendase ose jo.

Prioriteti kryesor afatgjatë është të ruhen stimujt për kompanitë kryesore të barnave, për të investuar shumë dhe shpejt në përgjigjen e krizës së ardhshme, siç bënë gjatë kësaj krize. Këto janë investime të rrezikshme. Në total, honoraret duhet të përcaktohen për të prodhuar kthime të konsiderueshme financiare për prodhuesit e suksesshëm, dhe gjithashtu një kthim të caktuar për teknologjinë e prodhimit.

Për më tepër, duhet të ruhet motivimi e fortë për t’i bindur të gjitha kompanitë që të marrin përsipër rrezikun e falimentimit. Disa mund të thonë se kthimi i investimit për prodhuesit e suksesshëm të vaksinave,tashmë është i lartë nga shitjet e vaksinave tek vendet e zhvilluara. Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk mund ta marrim të mirëqenë. Kjo është një çështje që do të duhet të zgjidhet në OBT.

Më pak të pasigurta janë parimet mbi të cilat duhet të mbështetemi tani dhe për krizat e ardhshme të ngjashme me këtë aktualen. Për kompaninë investuese, kthimi i pritshëmfinanciar i zhvillimit të vaksinave (që përfshin probabilitetin e dështimit), nuk duhet të jetë në mënyrë të papërshtatshme as i ulët dhe as i lartë.

Është një gabim i zakonshëm të analizohen vetëm kthimet për kompanitë që kanë sukses.

Mënyra më e drejtë për të menduar mbi këtë çështje, është që çmimet të bazohen në të ardhurat për frymë të vendit, qeveria e të cilit po blen vaksinat.

Por, meqenëse diskriminimi midis vendeve krijon mundësinë që sipërmarrës dhe qeveri tëpaskrupullta, mund të përdorin sistemin përmes transportit detar, një institucion ndërkombëtar si OKB do të negocionte dhe blinte sasi të mëdha vaksinash për shpërndarje në vendet nën një nivel të caktuar të të ardhurave.

Nisma Covax, e promovuar që në vitin 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Gavi, Aleanca e Vaksinave dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike, synon ta bëjë këtë gjë përmes financimit nga ekonomitë e përparuara. Kjo është një ide e mirë dhe duhet të ruhet.

Por ndërsa ka bërë përparim në blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, ajo nismë është momentalisht e nënfinancuar, dhe i nënshtrohet të njëjtave probleme me furnizimet (nacionalizmi i vaksinave, kërkesat e licencimit dhe sasitë e kufizuara në prodhim) me të cilat përballen zakonisht vendet në zhvillim.

Duhet pritur që vendet ku po zhvillohen vaksinat të plotësojnë më së pari nevojat e tyre. Si e tillë, zgjidhja e vetme e vërtetë në nivelin global, është rritja e kapacitetit prodhues në sa më shumë vende të jetë e mundur. Duke pasur parasysh mësimet e nxjerra deri më tani nga kjo krizë, spikasin 2 përfundime.

Së pari, vendimet kritike nuk duhet të merren njëzëri, dhe ku të gjithë kanë të drejtën e vetos. Kjo është një recetë për vonesat dhe mosveprimin. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një organ të përgjegjshëm, gjerësisht përfaqësues si OKB-ja, që të shpallë një emergjencë globale, e cila më pas duhet të shkaktojë marrjen e masave të caktuara.

Së dyti, mbetet një problem i madh dhe urgjent mungesa e ngarkesës maksimale të prodhimit. Kapaciteti i ngarkesës maksimale është i kushtueshëm, pasi ndërsa nuk përdoret në shumicën e kohës, mungesa e tij gjatë momenteve të krizës mund të sjellë vdekshmëri shumë më të lartë dhe ndërprerje më të gjata.

Sektori privat nuk mund ta zgjidhë këtë problem. Për aq sa ka një interes publik botëror për të ruajtur kapacitetin e tepërt të prodhimit farmaceutik, qeveritë në tërësi duhet të gjejnë mënyrat se si të paguajnë për të.

Shënim: Michael Spence, është fitues i Çmimit Nobel në ekonomi, dhe profesor i ekonomisë në Shkollën Pasuniversitare të Biznesit në Universitetin e Stenfordit. / “Arab News” – Bota.al

Back to top button
Close
Close