Your Life

Mitet dhe realiteti i miqësisë në kohët e sotme

Nga Rebecca Roache

BBC Future”

Gjatë bllokimeve të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19, unë pashë se si fëmijët e mi reaguan ndaj faktit që ata s’mund të takoheshin dot fizikisht me miqtë e tyre. Nëse bllokimi do të kishte ndodhur disa dekada më parë, çdo kontakt me njerëzit me të cilët nuk jetonimbashkë, do të kishte ndodhur nëpërmjet telefonatave, emailit apo shkrimit të letrave.

Por në vitet 2020, gjërat janë ndryshe. Vajza ime dhe miqtë e saj, luajtën një lojë në telefonat e tyre celularë, ndërsa diskutonin mbi strategjinë e tyre në një grup të krijuar në WhatsApp. Djali im, që nuk është ende aq i madh sa të dijë të përdorë vetë një smartfon, bisedonte me shokët e tij të klasës përmes Google Classroom.

Të dy fëmijët e mi u mërzitën dukshëm gjatë izolimit. Por nervozizmi i tyre për shkak se nuk takoheshin dot me miqtë dhe shokët me tyre, u zbut disi duke përdorur platformat e video-telefonatave, të kombinuara me lojërat elektronike. Asnjë nga kjo teknologji nuk ekzistonte deri një brez më parë.

Kur isha në moshën e tyre, ndërveprimet jo fizike dhe në kohë reale me miqtë zhvilloheshin përmes telefonit në korridorin e katit të poshtëm të shtëpisë, ku të gjithë pjesëtarët e faamiljesmund të dëgjonin atë që thoja, dhe ku mund të flisja jo më gjatë se 10 minuta, përpara se njënga prindërit të niste të ngrinte zërin për faturat e larta të telefonit, dhe të bllokonte linjën.

Në atë kohë telefonatat me miqtë ishin një kënaqësi e rastësishme, dhe jo një dukuri e përditshme. Një bllokim i ngjashëm me atë që ndodhi 2 vitet e fundit në fëmijërinë time, do të kishte qenë një përvojë sociale shumë e ndryshme. Po sa ndrysh? A janë dallimet mbi mënyrat se si ne ndërveprojmë me miqtë tanë sot përkundrejt një brezi më parë, thjesht sipërfaqësore? Apo ka diçka në lidhje me miqësitë bashkëkohore që është thelbësisht e ndryshme nga miqësitë e dikurshme. Dhe nëse po, si mund të vazhdojë të ndryshojë

miqësia në të ardhmen?

Sot është bërë e zakonshme ankesa se miqësitë nuk janë ato që kanë qenë dikur. Që restorantet janë të mbushura me njerëz që shohin vazhdimisht telefonat e tyre, në vend se

bisedojnë me njëri-tjetrin. Se kultura e selfit, na ka shndërruar narcistë,merakosemi më shumë për menaxhimin e imazhit tonë, sesa për të qenë të pranishëm

me njëri-tjetrin.

Apo që miqësitë e sotme janë disi më të kushtëzuara se sa në të kaluarën, pasi ne organizohemi në internet në dhomat e jehonës ku ka individë që mendojnë njëlloj si ne,

dhe i refuzojmë pikëpamjet e ndryshme. Edhe fjala mik është transformuar nga mediatsociale.

Sot ka një domethënie të re, ku të jesh miq me dikë, do të thotë thjesht të kesh klikuar like” (pëlqej) në kërkesën e tij për miqësi, edhe pse nuk i thënë kurrë përshëndetje. Ndaj sot ka njëankth të përhapur se miqësia e vërtetë është në rënie, dhe se fajin për këtë e ka teknologjia. Janë shumë të njohur titujt si Epoka e mediave sociale antisociale apo “Smartfoni po ju bën budallenj, antisocialë dhe jo të shëndetshëm. Pesimistët mund të pyesin veten se ku do të na çojë e gjitha kjo. Ndoshta një ditë do ta gjejmë veten në një botë cinike, ku do tëndërveprojmë vetëm me njerëzit që na shërbejnë, ku nuk i njohim miqtë tanë pa filtrat e tyre në Snapchat, dhe ku nuk krijojmë lidhje të vërteta me askënd.

Por a janë vërtet të justifikuara këto shqetësime? Ankthi për efektet distopike të teknologjisë së re tek miqësia, është po aq i vjetër sa edhe fjala e shkruar. Madje më i vjetër. Për Sokratin, fjala e shkruar ishte vetë pjesë e problemit. Mbi 2000 vjet më parë, Sokrati supozohet se shprehu skepticizmin e mbi shkrimin e letrave si një rrugë drejt mençurisë, duke favorizuar me shumë ndërveprimet ballë për ballë me bashkëkohësit e tij.

Edhe në fillimin e shekullit XX-të, u ngritën shqetësimet se telefonat fiks do të dobësonin ndërveprimin social, apo do të nxisnin sjellje sociale të pashëndetshme. Por sot shqetësime

të tilla na duken si të çuditshme. Pasi këto mjete nuk e dëmtojnë miqësinë. Përkundrazi, e promovojnë atë.

Letrat dhe telefonat mes miqve të largët, janë pikërisht ato lloj institucionesh të shëndetshme, për të cilat ata që janë kritikë me mediat sociale sot, kanë frikë se do të zhduken. Pra, a e kërcënojnë mediat sociale miqësinë apo e promovojnë atë?

Në një artikull të vitit 2012, Shenon Valor analizoi nëse llojet e miqësive që njerëzit kanë

Facebook, mund të jenë apo jo miqësi të vërteta. Ajo arrin në përfundimin se po, është

e mundur. Argumenti i saj nuk mbështetet tek idetë e reja për miqësinë. Përkundrazi, ajo përdor konceptimin e Aristotelit, që është mbi 2000 vite i vjetër.

Për Aristotelin, miqësia kërkon të kesh disa virtyte, përfshirë ato të reciprocitetit, ndjeshmërisë, vetënjohjes (në kuptimin e të kuptuarit të rolit tonë si individëkëtë botë, përfshirë vendin tonë në marrëdhëniet tona me të tjerët), dhe pjesëmarrjen në një jetë të përbashkët.

Por edhe nëse bashkëveprimi përmes një ekrani nuk po i shkatërron miqësitë, shumë njerëz kanë frikë se mënyra përmes së cilës ne po e përdorim teknologjinë dixhitale për të zgjedhur dhe ushqyer miqësitë tona, inkurajon lidhje sociale të një cilësie të ulët.

Një frikë e tillë, lidhet me dhomat e jehonës”, ku krijohen grupe individësh me të njëjtin mendim. Disa studiues, mendojnë se ato kanë pasoja serioze për demokracinë liberale. Por nga pikëpamja e miqësisë, ato nuk janë asgjë e re.

Shumë kohë përpara internetit, ndërveprimet sociale të njerëzve kufizoheshin kryesisht tek

të tjerët që ndanin të njëjtat mendime apo ide me ne. Komunitetet do të ngriheshin rreth vendeve të adhurimit fetar, tregut, ekipeve sportive, vendeve të punës dhe institucioneve arsimore, dhe përgjatë linjave klasore, gjinore dhe etnike.

Por fakti që interneti na jep mundësi të lidhemi me njerëz të ngjashëm, ka disa përfitime

të mëdha për miqësinë. Ajo na lejon të shfrytëzojmë mbështetjen dhe solidaritetin që përndryshe mund të mos ishin të disponueshme.Unë vetë mbështetem shumë në këtë lloj komuniteti.

Prej disa vitesh, i përkas një grupi privat në Facebook të nënave beqare,janë pjesë e botës akademike. Miqësitë që kam krijuar, me njerëz nga e gjithë bota, së bashku me mbështetjen që kam dhënë dhe marrë, kanë qenë elementë jashtëzakonisht pozitivë në jetën time.

Nuk është i ri as shqetësimi, se numri e miqësive po rritet në kurriz të cilësisë së tyre. Në një ese të titulluar “Si të kemi shumë miq, filozofi grek i shekullit I Plutarku shkroi:Atëherë, cili është sekreti i miqësisë? Vullneti i mirë dhe mirësia e kombinuar me virtytin. Nga kjo rrjedh se një miqësi e fortë e ndërsjellë me shumë njerëz është e pamundur. Ashtu si lumenjtë, ujërat e të cilëve kur ndahen në disa degë rrjedhin më dobët, edhe dashuriadobësohet nëse ndahet midis shumë njerëzve.

A ka sot më shumë arsye për tu shqetësuar sesa në kohën e Plutarkut? Përgjigja është se, ndërsa provat empirike mbështesin pretendimin që ne jemi të paaftë për të pasur shumë miqësi të ngushta, nuk është e qartë nëse kapaciteti i mediave sociale për të shumëfishuar lidhjet tona sociale, po e zbeh cilësinë e miqësive tona.

Antropologu Robin Danbar që ka studiuar grupimet sociale gjatë shekujve, zbuloi se numri i lidhjeve të qëndrueshme shoqërore që mund të mbajë një njeri ka mbetur mjaft konstant, rreth 150. Kjo shifër njihet si Numri Danbar. Cili duhet të jetë mësimi ynë nga e gjitha kjo?

Mjetet dhe teknologjitë që mundësojnë miqësinë mund të ndryshojnë, por shumë gjëra mbeten të njëjtat. Telefonatat dhe letrat e shkruara me dorë të disa dekadave më parë, mund të duken më të shëndetshme se mesazhet e sotme në WhatsApp, por funksioni i tyre është i ngjashëm.

Kur i shoh fëmijët e mi që shohin ngultazi iPad-ët e tyre, më duhet ti kujtoj vetes se megjithëse mund të duken të tërhequr dhe të vetmuar, pjesa më e madhe e kohës së tyre para ekranit, përqendrohet në fakt rreth ndërveprimit me miqtë e tyre.

Marrë me shkurtime

Shënim:Rebecca Roache është një filozofe në Royal Holloway, Universiteti i Londrës.

Back to top button