Zodiak

Mos u dashuro me një person të shenjës së Bricjapit, nëse…

Dashuria me një person të shenjës së Bricjapit ndodh e paplanifikuar, edhe nëse pjesa më e madhe e ngjarjeve në jetën e tij rrjedh sipas planeve të mirëplanifikuara. Bricjapët janë persona të përpiktë dhe tëorganizuar. Kanë një forcë të madhe përbrenda, aq sa ndonjëherë habitesh se nga e gjejnë atë. Një Bricjapi nuk i pëlqen të dështojë në asnjë fushë, as në dashuri. Ai do të luftojë deri në fund për ta fituar zemrën tënde, pasi nuk e pranon dot refuzimin, apo humbjen.

Kur personat e shenjës së Bricjapit përkushtohen në një marrëdhënie, japin gjithçka nga vetja. Edhe nëse ai nuk ka shembuj marrëdhëniesh të mira rreth vetes, sërish ka disa parime se si duhet të jetë lidhja qëndërton me dikë. Ndaj, mos u dashuro me një person të shenjës së Bricjapit, pasi ai kërkon njëmarrëdhënie të qëndrueshme. Nëse ti kërkon aventura, nuk ke pse e lëndon. Janë persona të lënduar shumë herë, por sërish ata besojnë në dashuri. Nuk dashurojnë shpesh, por kur e bëjnë, dashurojnë me gjithë shpirt. Janë shumë përzgjedhës në zgjedhjen e personit që duan të kenë pranë, ndaj duhet të ndihesh me fat, nëse ke fituar vëmendjen e tyre.

Mos u dashuro me një Bricjap, nëse nuk je gati ta ndryshosh konceptin apo botëkuptimin tënd për dashurinë. Ai do të bëjë të njohësh një këndvështrim tjetër të botës, duke bërë që të të hapen sytë edhe ndaj njerëzve që të rrethojnë. Mos u dashuro me një Bricjap, nëse nuk je gati për ta kuptuar. Nuk janëshenja më e lehtë për të kuptuar, apo mbështetur. Mundet të të duket i ftohtë dhe të distancohet prej teje, por dije se në ato momente do të ketë më tepër nevojë për ty. Mund të të duhet kohë për ta kuptuar natyrën e një Bricjapi, i cili preferon më tepër përqafime se sa fjalë, kur ndihet i mërzitur.

Mos u dashuro me një Bricjap, nëse nuk i duron dot xhelozitë. Për personin që duan, bëhen tepër xhelozë. Do të të bëjë pyetje për çdo person që i flet, apo takon. Por mos u mërzit për këtë gjë, e bën sepse të do dhe nuk do që marrëdhënia juaj të dëmtohet prej të tjerëve. Me kohën, do e kuptosh se sa dashuri ndjen për ty dhe xhelozia që shfaq, është e gjitha dashuri. E sërish me kalimin e kohës, do të mësohesh t’i besosh atij më tepër se sa vetes.

Back to top button