Sport

Ndeshja që krijoi Muhamed Aliun

Screen Shot 2016-06-04 at 07.43.37Pesëdhjetë e dy vjet më parë, Cassius Clay tronditi Sonny Liston dhe fitoi titullin e peshave të rënda. Në dekadat e mëvonshme, burri i njohur më vonë si Muhammad Ali, do ta politizonte sportin dhe do ta transformonte artin e boksit në një teatër. Ai do të mundte Listonin një vit më vonë në një duel që zgjati pak dhe u bë i famshëm.

Kjo ndeshje e parë, në Miami Beach, ishte e para që bëri gjithçka të mundur. Duke garuar për titullin e parë, 22-vjeçari u njoh gjerësisht si një ikonë sporti. I frymëzuar nga Gorgeous George, Clay u tregonte të gjithëve se ishte më i miri dhe më i pashmi. Me njëfarë saktësie, ai parashikonte raundet e humbjes së kundërshtarëve të tij. Në vitin 1962, për shembull, ai mundi Archie Moore. “Archie Moore… duhet të rrëzohet në raundin e katërt,” parashikoi Caly dhe kjo ndodhi në fakt.

Ndaj, shumica e fansave e morën me mend se Adonis do të nxirrej me grushte nga ekrani i historisë së boksit, për herë të parë kur do të përballej me një kundërshtar të peshave të rënda.

Në Mars 1963, Clay pati një fitore pa shkëlqim me Doug Jones. Tre muaj më vonë, ai thuajse u mund nga Henry Cooper por fitoi në raundin e pestë. Këto performanca ishin një evidencë se ish-lojtari olimpik ishte gati ta mundte Ariun.

Në 1962, Liston e mundi Floyd Patterson në një raund. Një vit më vonë, ai e shtriu Patterson në më pak se tre minuta. Fansat shkonin në ndeshjet e Liston vetëm për të parë sa do të zgjasnin. Midis vitit 1961 dhe 1964, Liston kishte bërë vetëm gjashtë raunde në boks. Asnjë nuk mund të përballej me armatën e tij të rëndë.

Angelo Dundee, trajneri i mëvonshëm i Aliut, njëherë tha se “ishte si të goditeshe nga një shtyllë telefoni”. Gazetari A. J. Liebling e përshkroi goditjen finale të Liston si “një rrëmbim i gjatë që ngjante me një gjarpër të trashë me kokë të madhe.” Liston kishte një shigjetë në goditjen e tij: një shikim të keq, që i kombinuar me goditjen e tij, muskujt e fortë dhe temperamentin vrasës, ishin të mjaftueshme për t’i bërë boksierët elitarë të dridheshin nën çizmet e boksit.

Në muajt para ndeshjes, Clay bëri disa lojëra që do ta bënin Aliun të dallohej dhe në fund, do ta sillnin boksin profesionist më afër profesionalizmit. Ai udhëtoi me autobus në shtëpinë e Listonit në Denver, e shqetësoi atë me telefonata dhe e kërcënoi me fyerje në kampin e tij të trajnimit në Miami Beach.

“Aliu besonte se gjëja e vetme që do ta shkundte Sonny-n do të ishte mendimi se Aliu ishte i çmendur,” tha Ferdie Pacheco, i mbijetuari i vetëm i skuadrës së boksit të Clay-t. “Dhe pikërisht kështu u soll Aliu – si një i çmendur”

Listoi ishte një favorit 7 me 1. Rreth 90% e shtypit parashikoi se ai do të dilte nga arena e boksin në fund të natës. Në mëngjesin e ndeshjes, Clay u fik si një qiri romak. Ai e kërcënoi Listonin duke i thënë “Unë mund të të mund ty në çdo moment, o gdhe… Unë jam më i madhi. Unë jam mbreti. Unë fluturoj si një flutur, thumboj si një bletë.”

Duke kujtuar natën e ndeshjes, Dundee tha: “Unë i thashë djalit tim se kur ata do të shtrëngonin duart, ai do t’i shtypte gishtin e madh të këmbës, duke bërë që Sonny të shikonte sa i madh ishte. Muhammed ishte i madh – mbi 195 cm i gjatë dhe i bëshëm. Sonny, që ishte më pak se 180, u habit kur e pa dhe sa i madh ishte djali im.” 

Por asgjë nuk do të mund ta shkatërronte makinën luftarake të Liston, më tepër sesa lëvizjet dhe shpejtësia e kundërshtarit. Që në zilen e parë, Clay filloi të kërcente, sa majtas-djathtas. Liston u afrua drejt, duke i dhënë disa grushte, por ishte i paaftë për ta nxjerrë nga ringu. Kur Listoni e zvogëloi distancën, Clay do ta kapte dhe do ta rrotullonte.

Siç kishte parashikuar Dundee, Liston mund të goditej lehtësisht. Clay e grushtoi atë në raundin e tretë, duke hapur një të çarë nën syrin e majtë të Liston. Clay bëri një pushim në raundin e katërt, por në fund të raundit ai bëri një kthim tek qoshja duke u ankuar se nuk mund të shihte.

Disa thonë se dorezat e Listonit ishin lagur, të tjerë se koagulanti i përdorur për të ndaluar gjakrrjedhjen ishte i dëmshëm. Por Pachecho beson ndryshe. “Kur ata po vinin drejt fundit, Ali e vuri kokën te Liston,” thotë ai. “Listoni kishte një shpatull të lënduar dhe ai e kishte lyer me vaj për të rritur qarkullimin e gjakut. Një pikë prej tij do të mjaftonte për të të verbuar në moment.”

“Angelo Dundee e fitoi atë ndeshje,” shtoi doktori i ndeshjes, “sepse kur Aliu u kthye në qoshe dhe nuk mund të shihte, ai po ulërinte, “Hiqi dorezat! Hiqi dorezat!” Por Angelo nuk donte të dëgjonte asgjë mbi dorëzimin. Ai djali i vogël, Angelo, i ulërinte Aliut të madh. Ajo ishte një skenë për t’u parë. Ang e nxiti për në raundin tjetër duke thirrur: “Qëndro larg tij. Qëndro larg.”

Kur sytë e Clay u pastruan, ai sulmoi me vrull, duke e qëlluar Listonin me goditjen e tij, me të djathtën e tij si shpatë dhe të majtën e tij të pakrahasueshme. Liston nuk mund të shpëtonte. Ai nuk kishte parë kurrë diçka të tillë dhe nuk dinte si të përgjigjej. Ndaj, në momentet para raundit të pestë, ai u dorëzua, duke u ankuar për një dëmtim shpatulle.

Në ekstazë, kampioni i ri për peshat e rënda kërcente rrotull ringut duke brohoritur: “Unë jam më i madhi. Unë shkunda botën!”. Për të parën herë, mjeshtri i hiperbolës, nuk po e ekzagjeronte. /Shekulli

Leave a Reply

Back to top button