Your Life

“Ndonjëherë kemi edhe debate, por më thoni një çift që nuk ka debate”

“Që të rezistosh 43 vite bashkë, duhet ta shndërroni pasionin që ekziston në fillim, në diçka tjetër. Përndryshe, gjithçka do të duket ferr, acarim nervash gjithë kohës. Unë dhe im shoq jemi shumë shokë. E dua shumë dhe dua më të mirën për të, pasi e konsideroj pjesën më të rëndësishme të jetës sime. E respektojmë tejmase njëri-tjetrin, edhe pse kemi kaluar kaq shumë vite bashkë. Ndonjëherë kemi edhe debate, por më thoni një çift që nuk ka debate.

Kur u njohëm bashkë, nuk isha tepër e bindur nëse duhet ta pranoja apo jo, sepse Salerno është dhjetë vjet më i ri se unë. Mamaja ime ndërkohë më thoshte: “Pse shqetësohesh kaq shumë? Është ai që po merr dikë më të moshuar se vetja. Duhet të jetë problem i tiji”. – Mara Maionchi

Një marrëdhënie sigurisht fillon me dashuri dhe pasion të madh, por me ardhjen në jetë të fëmijëve, edhe unë mendoj se dashuria kalon tek ta. Mes personave të një çifti mbetet një respekt i jashtëzakonshëm. Ndërkohë nuk është çudi që të ketë lidhje edhe me personat në diferenca të mëdha moshore. Duket ende disi e pazakontë që të jetë femra më e madhe në një çift. Dikur ishte një tabu, tashmë ende shihet çuditshëm, por njerëzve duket sikur nuk ua ndjen shumë.

Në fund të fundit, secili jeton për veten e tij dhe jo për opinionin e të tjerëve. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët, rëndësi ka që në çift të ketë mirëkuptim dhe gjërat të shkojnë mirë. Dashuria nuk njeh moshë, ndaj të tjerët mbeten të parëndësishëm. Fjalët e tyre janë thjesht fjalë që i merr era, mjafton të mos u kushtohet më tepër rëndësi nga sa duhet.

Back to top button