Horizonti.al

Ndryshimi i klimës po ndryshon stinët: Deri në vitin 2100, gjysma e botës do të përjetojë një verë 6-mujore

Një studim i ri vë në dukje se pasja e një sistemit të mirë të kondicionimit të ajrit do të ketë jetike në Hemisferën Veriore deri në fund të shekullit. Kjo pasi gjysma e Tokës, do të përjetojë një sezon veror që do të zgjasë thuajse gjashtë muaj çdo vit.

“Verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, ndërsa dimrat janë më të shkurtër dhe më të ngrohtë për shkak të ngrohjes globale”- thotë Juping Guan, oqeanograf fizik në Institutin e Oqeanologjisë së Detit të Kinës Jugore, Akademia Kineze e Shkencave, autori kryesor i studimit.

Ne jemi mësuar me një botë me 4 sezone, secili me afro të njëjtën kohëzgjatje çdo vit, dhe me një renditje të njohur. Sidoqoftë, kjo gjë ka të ngjarë të ndryshojë deri në fund të këtij shekulli në Hemisferën Veriore. Dhe nxitësi kryesor është ndryshimi i klimës.

Sipas një skenari, si datat e fillimit ashtu edhe kohëzgjatja e sezoneve individuale do të përjetojnë ndryshime të rëndësishme dhe të parregullta deri në fund të shekullit. Megjithatë, në përgjithësi regjistrimet e kaluara tregojnë se verërat janë bërë më të gjata dhe më të ngrohta ndërsa dimrat janë bërë më të shkurtër gjatë 50-70 viteve të fundit, duke sugjeruar se kjo prirje do të vazhdojë (ose do të shtohet) në të ardhmen.

Autorët thonë se studimi i tyre u nxit nga ndryshimet e vëzhguara në ciklin e stinëve, duke treguar raporte të motit të paarsyeshëm. Për shembull, pranverën e rremë apo dëborën e rënë në maj, dhe dukuri të ngjashme, thotë Guan.

Ata përdorën regjistrimet ditore të motit gjatë viteve 1952-2011 në Hemisferën Veriore për të përshkruar se si ndryshonte çdo sezon në gjatësi dhe fillimin e tij në këtë zonë. Vera është përcaktuar si koha kur në25 për qind të kohës regjistrohen temperaturat më të nxehta të çdo viti, ndërsa dimri është përcaktuar si koha kur temperaturat shënojnë25 për qind të ditëve më të ftohta të vitit.

Mesatarisht, gjatë kësaj kohe vera u zgjat nga 78 në 95 ditë (një shtesë prej 17 ditësh në përgjithësi) dhe dimri u tkurr nga 76 në 73 ditë. Pranvera dhe vjeshta, u reduktuan përkatësisht nga 124 në 115 ditë dhe 87 në 82 ditë. Pranvera dhe vera, përjetuan gjithashtu një zhvendosje në fillimin e hershëm, ndërsa vjeshta dhe dimri filluan më vonë.

Ndryshimet më të mëdha të përgjithshme në ciklet sezonale të para në këtë studim, u përqendruan në rajonet e Mesdheut dhe Pllajës Tibetiane. Duke u bazuar në këto prirje historike, studiuesit përdorën modele të ndryshimit të klimës për të përshkruar se si do të zhvendosen sezonet në të ardhmen.

Nëse nuk merren masa për të ngadalësuar ose ndryshuar ndryshimin e klimës, deri në vitin 2100, modelet tregojnë se pranvera dhe vjeshta do të vazhdojnë të tkurren, dhe dimrat do të zgjasin nën dy muaj. Këto zbulime janë veçanërisht shqetësuese nga pikëpamja mjedisore. Njerëzit mund të përshtaten më lehtë me ndryshimet në ciklet sezonale, por ekosistemet natyrore janë thellësisht të lidhura me to.

Ndryshime të tilla do të sillnin pasoja të mëdha për fenomene si modelet e migrimit të shpendëve, kohën e shfaqjes së bimëve dhe periudhat e lulëzimit. Bujqësia ka të ngjarë të jetë zona ku ndryshimet sezonale do të ndikojnë më shumë. Bora e vonë mund të shkatërrojnë të korrat dhe këto ngjarje do të bëhen akoma edhe më të zakonshme. / zmescience – bota.al

Back to top button