Keshilla

“Në moshë të madhe dashuria përkufizohet nga rrudhat në fytyrë”. Dashuria në moshë tëndryshme…

Dashuria në moshën 13 vjeçare është t’i gënjesh prindërit se do të dalësh me shoqet, dhe të takohesh me të dashurin për të konsumuar një çokollatë të ngrohtë, në kushtet kur jashtë bën ftohtë. Dashuria në këtëmoshë përbëhet nga emocionet e para, nga shtrëngimi i duarve, nga buzëqeshjet e ndrojtura dhe nga shikimet e pafajshme.

Në moshën 30 vjeçare dashuria përkufizohet nga bindja për të thënë me sigurinë më të plotë: “Po” në njëaltar. Dashuria në këtë moshë është përgjegjësi; është mendimi i thellë për të tashmen dhe të ardhmen. Nuk je më ti, jeni ju. Duhet të mendosh për të dy, jo vetëm për veten. Për çdo zgjedhje që do të bësh nëjetë, duhet ta përfshish edhe gjysmën tjetër tënde në të.

Në moshën 50 vjeçare dashuria është dëshirë për t’u dashur akoma; për të shkuar me pushime bashkë; për të qenë prindër shembullorë për fëmijët; për ta pritur personin tjetër të kthehet nga puna, në mënyrë që ta konsumoni darkën bashkë. Dashuria në këtë moshë përkufizohet edhe nga fotot në familje, kur të dy shfaqeni të lumtur, edhe pse jeta ka filluar të bëhet monotone dhe po e ndjeni peshën e viteve të kaluara.

Në moshën 70 vjeçare dashuria karakterizohet nga rrudhat në fytyrë e në duar, nga puthjet në faqe, nga ndarja e shtratit ende bashkë, nga fëmijët e rritur mirë, nga përqafimet e forta edhe pse kockat ju dhembin pamasë. Dashuria në këtë moshë është shoqëria që i bëni njëri-tjetrit në një shtëpi që ju ka mbetur vetëm juve të dyve, pasi fëmijët me siguri janë larguar për të vazhduar jetën e tyre. Dashuria në moshën 70 vjeçare është dëshirë për të kaluar çdo ditë bashkë, derisa vdekja t’ju ndajë, ashtu siç keni premtuar edhe në altar ditën e martesës suaj”. – Dino di Girolamo

Back to top button