Your Life

“Ne nuk publikonim çdo gjë nëpër story të Facebook apo Instagram, por e shijonim çdo moment…”

Kam lindur në vitet ’60, por duke parë të rinjtë e sotëm, mund ta them se jam e lumtur që kam lindur nëato vite. Nuk kishim celularë, Facebook, Instagram, Snapchat apo Tumblr. Kur na duhej të dilnim për tëluajtur, si zile përdornim fishkëllimën, të thërriturën me zë të lartë, ose zilen në shtëpinë e shokëve tanë. Më pas i kërkonim mamasë së tij, nëse mund të dilte për të luajtur.

Ne nuk kishim nevojë për veshje firmato, pasi dihej që do i ndotnim përditë. Jemi rritur me rroba të vjetra, ama nuk e vrisnim mendjen. Dinim çdo tekst të atyre që sot konsiderohen si këngë démodé nga rinia, por që në çdo konkurs mbahen si këngët më të bukura dhe më të vështirat për t’u kënduar. Ne nuk kishim lojëra elektronike, por kishim fantazinë e zhvilluar. Luanim deri vonë shtëpiash, kukafshehti, hapa dollapa, roza rozina e plot lojëra të tjera që i shpiknim në moment. Nuk kishim iPad, apo iPhone, por kishim një kasetofon të vjetër me kaseta dhe e vendosnim në punë, sa herë dëshironim të dëgjonim muzikë. Shpesh ai ngecte, ose kaseta prishej (i dilte shiriti), ama kishim durim ta ndreqnim dhe ta vendosnim sërish në punë.

Kur afronte mbrëmja, e dinim shumë mirë se duhet të ktheheshim në shtëpi pa na thërritur prindërit. Nëse arrinte momenti që ata të na thërrisnin, kjo do të thoshte se do të na bërtisnin dhe mundoheshim t’i shmangeshim një situate të tillë. Kur dolën televizorët, nuk kishte emisione të ekzagjeruara, apo filma qëe kalonin çdo limit etike. Tani ke frikë ta ndezësh televizorin përpara një të moshuari apo fëmije, pasi nënjë kanal televiziv mund të ketë skena erotike të një telenovele, në një tjetër skena striptizmi në emisione, në një tjetër mund të shohësh moderatore që ekspozojnë çdo pjesë intime të trupit të tyre me dekolte tepër të hapura. Rinia e sotme po rritet me këto skena, duhet të jemi realist dhe ta pranojmë.

Ne jetonim në një kohë kur përmbajtja vlente më tepër se pamja e jashtme. Ne nuk publikonim çdo gjënëpër story të Facebook apo Instagram, por e shijonim çdo moment dhe çdo vakt me familjen tonë, sepse familja ishte gjithçka. Dhuronim puthje të sinqerta dhe nëse thonim “Të dua”, e thonim sepse e ndjenim. Ishte gjithçka sinqeritet, jo aparencë”. – Anonim

Back to top button