Magazine

Një revolucion i paparë: Progresi

Rritja marramendëse e dijeve e dy shekujve të fundit, gjatë të cilëve ide të reja kanë zëvendësuar bindje të lashta, i detyrohet shkëmbimit të vazhdueshëm të njohjeve dhe afirmimit të parimit: është e vërtetë vetëm ajo që mund të eksperimentohet shkencërisht …

Joel Mokyr

Cili është shpjegimi për përmirësimin marramendës të kushteve të jetesës që kemi asistuar në këto dy shekujt e fundit? Kur nis e arsyetohet lidhur me origjinën e rritjes ekonomike moderne, për ta thënë me fjalët e Nobelistit për Ekonominë e vitit 1988 Robert Lucas, “bëhet e vështirë të mendohet për tjetër”. E nëse ky është mendimi i një eksperti botëror të cikleve ekonomike, atëhere çfarë duhet të mendojnë historianët e ekonomisë? Literatura lidhur me argumentin është shumë e gjerë dhe, në shikim të parë, nuk duket ka mbetur gjë për t’i shtuar një argumenti tashmë kaq të shqyrtuar.

Megjithatë, ka edhe një aspekt kurioz, domethënë që deri më sot kultura – e nënkuptuar me këtë term tërësia e bindjeve, e pereferencave dhe e vlerave të një shoqërie, përfshi orientimet sociale, morale dhe fenë – ka luajtur një roj tejet të papërfillshëm në debat. Deri më tani pjesën e luanit e ka bërë gjithmonë ekonomia, ndoshta pse ekspertët e sektorit të cilëve u detyrohet pjesa më e madhe e punës historike lidhur me argumentin në dekadat e fundit, e kanë shpërfillur gjithmonë idenë e përfshirjes së kulturës në çfarëdo shpjegimi me natyrë historike. Por gjatë viteve të fundit është asistuar në një ndryshim tendence dhe tani duket se ka ardhur momenti i duhur për të pyetur …

[real3dflipbook id=”1468″]

Leave a Reply

Back to top button