Covid19

Përhapja e variantit Delta, Pfizer kërkon miratimin e dozës së tretë

Pfizer ka kërkuar miratimin e një dozë të 3 përforcuese nga rregullatorët e SHBA-së, brenda muajit të ardhshëm. Ky vendim u mor për shkak të rrezikut të madh të ri-infektimit gjashtë muaj pas vaksinimit dhe për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës Delta.

Kompania farmaceutike amerikane dhe partneri i saj gjerman BioNTech, ndërkohë kanë filluar të zhvillojnë një version të vaksinës së tyre për të luftuar variantin Delta, tha zyrtari kryesor shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten.

Back to top button
Close
Close