Psikologji

“Përpara çdo vështirësie, merrni frymë thellë. Mos i lejoni shqetësimet t’jua pushtojnë mendjen”

“Kur dikush më pyeti: “Nuk je i shqetësuar për situatën aktuale në botë?, mora frymë thellë dhe më pas i thashë: “Gjëja më e rëndësishme është të mos e lejosh që ankthi për atë çfarë po ndodhë në botë, ta mbushë zemrën tënde. Nëse zemra jote ështëplot me ankth, do të jesh përherë keq dhe nuk do të jesh nëgjendje t’i ndihmosh të tjerët”. Ekzistojnë luftëra, të mëdha e tëvogla, në shumë vende, dhe kjo gjë mund të na bëjë tëhumbasim paqen. Ankthi është sëmundja e epokës sonë. Nëzemrën tonë duhet të mbajmë veten, familjen, miqtë dhe punën.Nëse e e lejojmë që shqetësimet të mbushin hapësirën e zemrës sonë, herët apo vonë do të sëmuremi”.  – Thich Nhat Hanh

Padyshim jemi të gjithë të shqetësuar për luftën që është duke ndodhur aktualisht mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo gjë jo vetëm për pasojat e kësaj lufte që po ndihen sidomos në Europë(sigurisht edhe në vendin tonë), por edhe për frikën se mos kjo luftë përhapet edhe në vende të tjera. Të gjithë jemi frikësuar, sidomos ditët e para, se lufta mund të prekte edhe vendin tonë.Këtë gjë nuk mund ta mohojë askush. Mirëpo shqetësime të tilla, të bëjnë të mos mendosh me kthjelltësi.

Kur kalojmë ngjarje stresuese, ne shpesh pushtohemi nga ankthi dhe nuk mendojmë në mënyrë të qartë. Nxitemi nga inati, apo nga frika dhe bëjmë shpesh zgjedhje të gabuara. Dhe problemi më i madh është kur je përpjekur shumë për të arritur diçka, dhe një zgjedhje e gabuar në një moment të tillë, bën që të hidhet poshtë gjithçka që kemi arritur. Ndaj, përpara çdo vështirësie, merrni frymë thellë. Mos i lejoni shqetësimet t’jua pushtojnëmendjen, pasi kështu nuk keni se si të merrni vendimet e duhura në momentet e duhura.

Back to top button