BotaMAIN

Përtej migrimit: Si po përballen vendet me popullsinë në plakje

Nga Jennifer Sciubba

Në vitin 1950, mosha mesatare e atyre e banorëve në rajonet sot më të zhvilluara të botës ishte 29 vjeç. Shumica e tyre po përjetonin bumin e lindshmërisë së madhe të pasluftës, përfshirë Japoninë, e cila pushtoi kopertinën e revistës Newsweek” për shkak të shqetësimeve mbi urinë masive përballë rritjes shumë të madhe të popullsisë.

Por një rritje e tillë demografike ishte jetëshkurtër. Vitin e kaluar, mosha mesatare e popullsisë në këto rajone ishte 42 vjeç, dhe nga mesi i dekadës së ardhshme, do të jetë 45-vjeç.

Dhe kjo trajektore e qëndrueshme në rritje do të thotë se pas çdo viti që kalon, shtetet e zhvilluara e gjejnë veten në një territor të pa eksploruar, duke u përpjekur krijojnë një menu me opsione të qëndrueshme politikash për të parandaluar si plakjen e popullsisë po ashtu edhe efektet që ajo ka në ekonomi.

Një nga zgjidhjet e propozuara janë kufijtë dukshëm më të hapur. Shumë ekspertëargumentojnë se shtetet në plakje, duhet të pranojnë më shumë emigrantë sesa aktualisht, në të kundërt do të përballen me pasoja të tmerrshme. Megjithatë, ajo që priren të shpërfillin diskutime tilla është se ndonjëherë shtetet do të zgjedhin edhe pasojat.

Një arsye pse shtetet dhe shoqëritë mund të hezitojnë të shtojnë emigracionin – apo ta kundërshtojnë atë në mënyrë aktive- është se shpesh migrimi përshpejton ndryshimet në përbërjen etnike të popullatës.

Ndërsa 76 për qind e të lindurve në SHBA, identifikohen si të bardhë të një race të vetme, vetëm 45 për qind e emigrantëve në vitin 2019 e kanë bërë këtë. Dhe siç e pamë me votuesit kundër emigrantëve që votuan pro Brexit në Britani,ndryshimet e perceptuara në përbërjen etnike ndikojnë në sjelljen politike.

Me një popullsi totale në tkurrje, dhe me moshën mesatare më të vjetër në botë -48 vjeç – japonezët janë bindur deri më sot se pasojat sociale të imigrimit janë më të mëdha se pasojat ekonomike të plakjes së popullsisë.

Përjashtim bën migrimi i punonjësve të kujdesit, pasi llojet e kujdesit për të moshuarit janë të dukshme për familjet japoneze. Emigrantët përbëjnë rreth 2 për qind të popullsisë së Japonisë, ndërsa ka pengesa të rëndësishme institucionale që emigrantët të vendosen përgjithmonë me banim atje.

Disa shtete janë shumë të rezervuara në lidhje me pasojat etnike të emigrimit, por shohin se përfitimet ekonomike janë më të mëdha se sa pasojat sociale. Koreja e Jugut, vitet e fundit ka mbajtur rekordin botëror për shkallën më të ulët të lindshmërisë, është përpjekur të joshërikthimin e koreanëve etnikë që jetojnë jashtë vendit, ashtu siç po bën edhe Rusia.

Por politikëbërësit koreanojugorë janë bërë më të hapur përtej emigrantëve koreanë, si një nga disa politikat që synojnë t’i kundërvihen plakjes së popullsisë. Shembuj të tillë si migrimi i punonjësve të kujdesit për të moshuarit,forcojnë nevojën për të analizuar ndikimin e plakjes në sektorë të veçantë.

Në Shtetet e Bashkuara, punëtorët e ndërtimit po plaken; 40 për qind e këtyre punëtorëve janë nga mosha 45-64 vjeç, dhe 65 për qind e operatorëve të pajisjeve të rënda janë mbi 40 vjeç. Dhe me përfitimet e produktivitetit nga procesi i automatizimit, do të vijë shumë shpejt një ditë kur punëtorët e moshuar në sektorin e ndërtimit, do të duhet të dalin në pension.

Atëherë, kush do të përdorë mjetet për planet ambicioze në infrastrukturë të administratës Bajden?Ne kemi nevojë për një panoramë të gjerë të asaj se si mund të duket migrimi” në tëardhmen, një tablo që përfshin rregullimet ligjore përkohshme. Por mosmarrëveshjet e forta ndërpartiake e ka ngrirë prej dekadash reformën e migracionit në SHBA.

Një çështje tjetër që lidhet me emigracionin është mosha dhe plakja e vetë emigrantëve.

Pak fëmijë migrojnë, dhe normat e lindshmërisë për emigrantët përputhen shpejt me atë të popullsisë vendase. Emigrantët që qëndrojnë atje plaken me kalimin e kohës.

Në vitin 2019, viti ynë i fundit mbi të dhënat para Covid-19, mbi 3/4 e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ishin në moshën kryesore të punës,18 deri në 64 vjeç. Ky është një element pozitiv, por nga ana tjetër do të thotë se emigracioni nuk do t’i kundërvihet direkt plakjes popullsisë në Amerikë.

Me më pak punëtorë në dispozicion nga viti në vit, migrimi duket si një zgjidhje e natyrshme për një fuqi punëtore në tkurrje, por nuk është ilaçi çudibërës. Në fakt, nuk ka një të tillë,dhe vetëm për shkak se një vend po plaket, nuk do të thotë se rritja e emigracionit është një zgjidhje. / “National Interest” – Bota.al

Back to top button
Close
Close